Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Shtyhet gjyqi ndaj 14 të akuzuarve për grusht shteti në Malin e Zi

9 vjet ago
in Të Gjitha

Gjyqi i 14 të akuzuarve për komplot për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi, vitin e kaluar, është shtyrë në ditën e parë të nisjes, për shkak të kërkesës së mbrojtjes për të zëvendësuar prokurorin.

Gjykatësja Suzana Mugosha e ka shtyrë seancën dëgjimore, dhjetë minuta pas nisjes, derisa prokurori i lartë i shtetit të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes.

Avokatët mbrojtës e kanë arsyetuar kërkesën me, siç kanë thënë, faktin se Prokuroria Speciale, një ditë para gjykimit, ka publikuar transkriptën e komunikimit midis avokatëve dhe klientëve të tyre.

“Prokurori Special ka spiunuar jo vetëm klientët dhe avokatët, por edhe korrespondencën midis avokatëve”, tha Miroje Jovanoviq, njëri prej mbrojtësve.

“Ne kemi të drejtë të merremi vesh për mbrojtjen pa u penguar. Nga prokurori i lartë i shtetit presim të deklarohet, shkurt dhe qartë, nëse e mbështet përgjimin dhe spiunimin e avokatëve dhe klientëve dhe përgjimin e komunikimit të ndërsjellë të avokatëve”, tha Jovanoviq.

Autoritetet shtetërore në Mal të Zi pretendojnë se nacionalistët serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të kaluar, të vrasin kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe të instalojnë një udhëheqje pro-ruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Të pandehurit përfshijnë deputetët Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq nga partia opozitare malazeze Fronti Demokratik, nëntë shtetas serbë, një tjetër malazez dhe dy rusë, të cilët po gjykohen në mungesë.

Në mediat malazeze, ky gjykim i profilit të lartë cilësohet si “gjykim i shekullit”.

Mandiq ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se çështja është organizuar për të diskredituar partinë e tij pro-ruse.

Mali i Zi thotë se “organe shtetërore ruse” kanë qenë të përfshira në komplotin e dyshuar, por Rusia e mohon, raporton REL.

Prokurori special i Malit të Zi, Millivoje Katniq, ka kërkuar nga shteti rus që të bëjë hetime.

Mali i Zi është bërë vendi i 29-të anëtar i NATO-s më 5 qershor, duke shënuar një kthesë historike kah aleanca transatlantike, pavarësisht protestave të Rusisë dhe anëtarëve të opozitës.

Tags: 14 të akuzuargjykatëgjyqigrusht shtetimali i zi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Lubonja: Rama po anashkalon institucionet, show me qytetarët mund të na sjellë pasoja

Analistët: Partitë politike shqiptare në Maqedoni bëjnë deklaratat e përbashkëta vetëm për fituar pikë

“Syri i Cikllopit”, mrekulli e natyrës që duhet ta shihni me sytë tuaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com