Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Lubonja: Rama po anashkalon institucionet, show me qytetarët mund të na sjellë pasoja

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëgjesën e kryeministrit Rama me qytetarët e Vlorës ditën e sotme, ku pati “përplasje” mes tyre, në përpjekje se kusha do ta merrte mikrofonin. Lubonja në rubrikën “Opinion” thotë se këto dëgjesa me qytetarët pas fitores në zgjedhje, janë një “show” i Ramës.

Sipas analistit Lubonja, kryeministri Rama duhet të diskutojë me ekspertët dhe specialistët problematikat në vend, dhe të mos anashkalojë institucionet.

“Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë. Kjo është mënyra si e kupton ai politikën. Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin.

Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit. Ky është një lider madhështie që identifikohet me njeriun e pagabueshëm, apo edhe populli mendon se është i pagabueshëm. Padyshim që ankesa ka, por nuk mund të veprohet kështu, apo të zgjidhen kështu. Ankesat e qytetarëve duhet të filtrohen në institucione. Mënyra që po ndiqet është komplet populiste, e shëmtuar si imitim”, tha Lubonja.

Teksa ka analizuar mënyrën sesi do të jetë sipas tij qeverisja në 4 vitet e ardhshme, analisti Lubonja thotë se nisur nga ajo që po duket deri më tani, nuk pritet shumë ndryshim. Sipas Lubonjës pas veprimeve të Ramës qëndrojnë oligarkët.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, u shpreh analisti Lubonja.

Tags: anashkalonFatos LubonjainstitucionetqytetaretramaShow

TË LIDHURA

Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Aktualitet

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026
Aktualitet

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026
Next Post

Analistët: Partitë politike shqiptare në Maqedoni bëjnë deklaratat e përbashkëta vetëm për fituar pikë

“Syri i Cikllopit”, mrekulli e natyrës që duhet ta shihni me sytë tuaj

Në Europë vjen Huawei Honor 9 me 6GB RAM dhe 128GB memorie







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

by mirseda
17:28 | 04/06/2026
0

Probleme për Argjentinën para Botërorit, pasi janë shtuar dyshimet mbi gjendjen fizike të mesfushorit Nico Paz dhe...

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com