Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shtetet e Bashkuara kanë nevojtarë rreth vetes, dhe jo aleatë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shtetet e Bashkuara kanë nevojtarë rreth vetes, dhe jo aleatë

Nga: Salvatore Babones “National Interest”

Një aleat i Shteteve të Bashkuara, është në luftë me një aktor jo-shtetëror në Lindjen e Mesme. Por administrata Trump, i ka braktisur miqtë e Amerikës jashtë vendit. Ajo po shqetësohet vetëm se si të largohet sa më shpejt nga rajoni, para se të nisë fushata e presidencialeve të vitit 2020.

Peshat e rënda të politikës së jashtme në Kongresin Amerikan nga të dyja partitë, janë rreshtuar për të dënuar aktin e presidentit. Ekspertët po flasin për “tradhti”, dhe paralajmërojnë se aleatët nuk do t’i besojnë më Shteteve të Bashkuara.

Natyrisht, aleatja e SHBA-së është Turqia, dhe aktori jo-shtetëror me të cilin ajo është në luftë, është milicia kurde e YPG0-së në Siri. Forcat kurde në mbarë rajonin, janë një rrjet terroristësh (PKK në Turqi), milicish të parregullta (YPG në Siri), dhe dy ushtri të bazuara tek partitë politike (Peshmergat kurde në Irak).

Sipas të dhënave të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që nga viti 2015, PKK ka vrarë të paktën 490 civilë dhe 1.215 ushtarë brenda Turqisë. Që nga 9 tetori 2019, sulmet me mortaja të YPG-së ndaj objektivave brenda Turqisë, kanë vrarë të paktën 10 civilë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Për më tepër, tani YPG po bashkëpunon me forcat e armatosura të Bashar Al-Asadit.

Kjo s’do të thotë që Turqia ka të drejtë ta pushtojë Sirinë, apo se është e justifikuar mbështetja e saj e dukshme ndaj aleatëve të saj vrastarë. Por thjesht duhet thënë, se gjërat janë më të ndërlikuara nga sa duken në pamje të parë.

Në teori, Turqia që është anëtare e NATO-s që nga viti 1951, mund të evokojë nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke apeluar për ndihmën e 28 aleatëve të saj në NATO.

Tek e fundit, humbjet e fundit të Turqisë nga terrorizmi, e kanë kaluar numrin e vdekjeve që pësoi SHBA-ja nga sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Sigurisht, Turqia nuk do të evokojë nenin 5, pasi kjo do të ishte mënyra më e shpejtë për të nxjerrë veten nga NATO-ja. Gjithsesi, NATO është këto ditë më e interesuar për stërvitje ushtarake dhe politikë, sesa për luftime reale në terren. Ajo është një organizatë politike dhe jo ushtarake.

Pak anëtarë të NATO-s, kanë aktualisht aftësinë për t’iu përgjigjur një emergjence ushtarake. Ato kanë edhe më pak vullnet politik për ta bërë këtë. Askush nuk do t’i vinte në ndihmë Turqisë. Aleancat, janë një tipar i gjeopolitikës evropiane të shekullit XIX-të, e mbajtur gjallë nga ekspertët politikë që janë të fiksuar pas lojërave strategjike.

Hera e fundit që ato patën vërtetë rëndësi, ishte gjatë Luftës së Parë Botërore. Në 100 vitet e fundit, bashkëpunimi në luftëra, ka qenë vetëm mbi politikën. Entiteti amorf i njohur përmes mediave si “kurdët”, ka ngjallur me sukses simpatinë e SHBA-së. Kësisoj, tërheqja e Trumpit nga Siria ka shkaktuar një zhurmë të madhe.

Aleancat formale, as që hyjnë në lojë. Ndërmjet viteve 2014-2019, Shtetet e Bashkuara e ndihmuan YPG-në kurde të mposhtë një nga armiqtë e saj më të rrezikshëm, Shtetin Islamik. Misioni ka përfunduar, ndaj presidenti amerikan e ka zhvendosur vëmendjen tek rikandidimi i tij.

Alternativa duket se është qëndrimi përgjithmonë në Siri. Pa mbështetjen ushtarake amerikane, YPG nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të rezistojë kundër Sirisë, Iranit, Turqisë, militantëve arabë dhe gjithë pjesës tjetër. Pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen tani, në vitin 2020, apo në 2040-ën, situata do të jetë e njëjtë.

Nëse braktisja që Trump po i bën YPG-së, po i mëson botës se Shteteve të Bashkuara nuk mund t’u zihet më besë, atëherë thirrjet e kundërshtarëve të saj për një prani të vazhdueshme amerikane, na japin një leksion edhe më të keq:mos lejoni të lihet pa u ndëshkuar asnjë vepër e mirë.

Sa më shumë trupa amerikane të bllokohen “përgjithmonë” nëpër misione në mbarë botën, aq më e vështirë do të jetë të bindet publiku amerikan të bëjë në të ardhmen vepra të mira globale.

Bota është e mbushur me shenjat e angazhimeve të njëanshme amerikane, në mbrojtje të ”miqve” në të gjithë botën, duke nisur nga ata të mirë (Koreja e Jugut) dhe të shkëlqyer (Japonia) deri tek ata problematikë (Filipine), dhe të këqij (Arabia Saudite).

Asnjë nga këta miq, nuk ofron në këmbim ndonjë mbrojtje të dobishme për Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janë në asnjë kuptim domethënës “aleatë” të SHBA-së. Nevojtarët, janë pak e shumë  të tillë. Amerika ka disa partnerë realë në fushën e sigurisë:vende si Britania e Madhe, Australia, dhe nganjëherë Franca.

Ato kanë bashkëpunuar hera-herës me Shtetet e Bashkuara, për të arritur qëllime të rëndësishme të politikës së jashtme. Dhe janë që të gjithë partnerë të vegjël, por njëlloj të vlefshëm. Dhe bashkëpunimi i tyre, ndodh zakonisht jashtë sferës së ndonjë traktati zyrtar. Kur Britania dhe Australia, morën pjesë në një operacion të udhëhequr nga amerikanët, për të mbrojtur transportin me anije në Gjirin Persik në fillim të këtij viti, ai qe një vendim politik, dhe jo një përmbushje e ndonjë detyrimi që buron nga një traktat.

Por shumica e vendeve janë thjesht nevojtare. Mbrojtja e Koresë së Jugut nga Veriu, e Polonisë nga Rusia, Filipineve nga Kina, Arabisë Saudite nga Irani dhe YPG nga Turqia, janë që të gjitha angazhime të njëanshme. Për disa prej tyre ekzistojnë arsye historike, për të tjerat  morale. Dhe këto angazhime, mund të jenë me siguri në interesin kombëtar të SHBA-së.

Por që të gjitha ato janë shumë më tepër në interesin e palës nevojtare. A duhet që Shtetet e Bashkuara, të vazhdonin të mbështesnin hapur kurdët e Sirisë Verilindore? Kjo është një çështje politike. Përgjigja strategjike duket të jetë shumë e qartë: jo.

Nga një këndvështrim strategjik, është çmenduri të mbash trupat amerikane në Korenë e Jugut.

E megjithatë to ndodhen aty prej gati 7 dekadash, pa asnjë datë konkrete kur mund të largohen. Dhe trupat amerikane ndodhen ende në Gjermani, në zemrën e Bashkimit Evropian. Me një fjalë:sërish politikë.

Donald Trump, duket se ka e llogaritur tashmë që politika e largimit nga Siria, është më e rëndësishme se vazhdimi i qëndrimit aty. Ai mund të ketë të drejtë. Tërhiqu tani, dhe gjithçka mund të harrohet deri në nëntorin e vitit të ardhshëm. Nëse do vazhdojë të qëndrojë, ekziston gjithmonë mundësia e një tjetër krize pengjesh.

YPG-së iu desh vetëm një javë, që të shndërrohet nga luftëtarët e lirisë kundër Asadit, në mbështetësit e regjimit të Asadit. Një vit nga tani, “tradhtia” ndaj tyre mund të duket vërtet një politikë e zgjuar.

Shënim: Salvatore Babones, është autori i librit “Autoritarizmi i Ri: Trump, populizmi dhe tirania e ekspertëve”.

TIRANA TODAY

Tags: administrata TrumpSHBAturqi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kush është lideri i ri i ISIS?

Kush është lideri i ri i ISIS?

Zihen për pronën, sherri mes kushërinjve përfundon me plagosje

Zihen për pronën, sherri mes kushërinjve përfundon me plagosje

Zbardhet biseda e ministrit Cakaj me kreun e sigurisë së NATO-s

Zbardhet biseda e ministrit Cakaj me kreun e sigurisë së NATO-s







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com