Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shtatzëna shikon gra me barrë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lista e PD/ Çupi: Ka dështuar, është si fustani i një basme turke

Nga: Frrok Çupi

Ka plasur keq… Njëri thërret ‘vrasës’, tjetri ‘sfurqet’, i treti ‘gazin e snajperë’ dhe ‘brava’. Akuza pa fund dhe të egra fort. Këta në PD sapo kanë zbuluar njëri tjetrin; ne nuk mund të themi se nuk po thonë të vërteta. Por po mendojmë si e njohin kaq mirë njëri tjetrin…

Dje në mesditë, bash në të pasmen e piramidës së caktuar për diktatorin komunist, plasi lufta e njërës rini të PD kundër rinisë tjetër- po e PD; u kapën për flokësh gratë e njërës PD me gratë e PD-së tjetër. Të rinjtë u tha se nxiteshin nga disa ‘pleq të marrë’ në PD, ndërsa gratë nga disa gra po  të llojit të vet, por me botoks në fytyrë… Nuk ka rëndësi se kush, sepse secili shikon djallin te njeriu dhe tjetri njeriun te djalli.

Por pse po ndodh kështu?

-Njeriu shikon atë që do,- ka shkruar Sartri- dhe asgjëson gjënë që nuk do.

1.

Presidenti i Republikës e shikon gjithë botën si ‘maskareshë’.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë… Do të armiqësohen me popullin tim!’, tha dje presidenti.

Kishte shkuar te varri i Skënderbeut dhe i lëshonte zë Amerikës. Më parë kishte thënë se ‘amerikanët i kap për veshi’, pastaj i kishte kërcënuar me ‘raketat ruse’, shqiptarë i ndau në ata të ‘2 prillit’ dhe ‘të tjerët’.

Ku i shikon këto pamje presidenti i Republikës? Të jetë kthyer, vallë, 500 vjet pas në kohë?…, atëherë ku ta gjente Amerikën… Ta shikojë ‘popullin tim’ nën këmbët e veta?, edhe kjo s’ka sens.

Presidenti te të tjerët shikon ‘shtatzëninë’ e tij. Ai e di se bota e qytetëruar dhe qytetaria shqiptare e kanë bërë ‘dalje’; siç bëhen ‘dalje’ në magazina mallrat e skaduara. Presidenti ‘armik i Skënderbeut’, Erdogan, as u kujtua se ky vend kishte ‘edhe president Meta’. Më parë zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara ‘s’e mbanin mend, ishte akoma apo jo’. Edhe zyrtarët e Evropës- po kështu. Në pak ditë presidentin e pret shkarkimi dhe pastaj ‘marrëzia rrugëve’. ‘Një popull i madh, populli im, do të mbrojë presidentin dhe do të bëhet armik i Amerikës’!- këtë shikon Ilir Meta. Sepse me tharmin e kësaj marrëzie ‘ka mbetur me barrë’; shtatzëna si veten i shikon të gjithë që kalojnë. Prej më shumë se 9 muajsh kishte shkelur mbi 20 nene të kushtetutës, kishte nxitur konfliktin në vend, kishte mohuar zgjedhjen e pushtetit lokal, kishte goditur marrëdhëniet e Republikës me Shtetet e Bashkuara.

Prej më shumë se 9 muajsh, tani i ka ardhur koha…

2.

Presidenti tjetër, Berisha, do të kishte shkruar një tabelë dhe ta kishte vënë në tri kopje: Njërën në hyrje të shtëpisë; të dytën në ballë të oxhakut dhe të tretën në derën e ambienteve ‘sensitive’. Kjo letër do të shkruante: ‘Ndal, mos e thuaj fjalën korrupsion!’. Dhe, po të ishte burrë, do t’i bindeshin grua, fëmijë, nipër e mbesa dhe dhëndurë e nuse…

Mirëpo kjo është e pamundur, sipas Zhan Pol Sartrit. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, Berisha do të shikojë të gjithë sikur janë me barrë me dramat e tij. Hera më e fundit, ai akuzoi gruan e Lul Bashës, sikur ka një ‘barrë’ diku në Qipro dhe kjo është ‘lojëra fati’. Iu lëshua Luli dhe mbrojti gjendjen e gruas së vet. Po pse iu lëshua kaq shumë për gruan?… Kjo është një punë tjetër, siç thonë këta moderatorët televizivë se ‘e kemi më poshtë’.

Por pyetja tani është pse Berisha u bë ‘demi’ përballë toreadorit femër? Prapë përgjigja dihet nga poeti dhe filozofi i madh i ekzistencializmit të Francës. Në çdo akuzë që bën Sali Berisha, nxjerr nga goja atë çfarë është vetë. Thotë ‘i korruptuar’, kur vetë është në krye të tabelës botërore si i korruptuar. Thotë ‘peng i pengut’.., Berisha është i shpallur dhe i vetë- shpallur peng i parave të skemave piramidale, peng i politbyrosë komuniste, peng i celulave terroriste Islamike; peng i vrasjes së njërit pse ai dinte si u vra tjetri, peng i krimeve në Bulevard dhe në Gërdec… Berisha e di si vriten kundërshtarët në protestë, prandaj e akuzon Bashën për ‘asgjësim te selia’.

Rreth vetes mban njerëzit e llojit të vet, ata më të korruptuarit; ministra, shefa e drejtorë që i ka ‘ngarkuar me barrë’ vite të shkuara. Me këta ndihet më mirë, jo veç pse i ruajnë sekretin njëri tjetrit, por edhe se ‘si gratë shtatzëna’ bisedojnë në sokak.

Sali Berisha i ka provuar të gjitha veset dhe të këqijat që mund të ketë një njeri në politikë; prandaj edhe është i lirë tua shpifë të tjerëve.

3.

Pse iu lëshua Luli për të mbrojtur gruan e vet?, po thonim më parë. ‘Gënjeshtar ordiner…, sillet nëpër Shqipëri duke thënë gënjeshtra”, e quajti dje Berishën. Asnjëherë më parë kur bosi i tij ka sulmuar popullin, Basha nuk ka reaguar…, sepse populli është jashtë llojit.

Basha është njeriu më në ‘shtratin’ e Berishës. Ai di gjithçka ka ndodhur brenda asaj zyre, asaj familjeje dhe tij kurmi. Basha di si u vranë 4 dëshmorët në Bulevard; di si u ngrit biznesi familjar në Gërdec; di si u mblodhën ‘fakte’ kundër UÇK në Kosovë;  di ça u bë me fondet e Rrugës së Kombit…

A do të dëshmojë Lulzim Basha për veprat penale? Kjo është prova.

Ose do të ndodhë që para pasqyrës së shtatzënisë të shikojë përjetësisht Berishën dhe Metën.

Tags: bashaBerishaFrrok ÇupiMeta

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Taulant Balla i shkoi në Presidencë, Meta hedh hapin e radhës

Taulant Balla i shkoi në Presidencë, Meta hedh hapin e radhës

“Taulanti i madhërishëm”, ironizon Meta: Kisha merak mos i bojkotonte PS-ja

“Taulanti i madhërishëm”, ironizon Meta: Kisha merak mos i bojkotonte PS-ja

“Për mua është kapitull i mbyllur”, Iliri me pikëpyetje për Monikën

"Për mua është kapitull i mbyllur", Iliri me pikëpyetje për Monikën







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com