Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtator 1939: Franca pushtoi për pak ditë Gjermaninë, ja pse dështoi të ndalte Hitlerin (video)

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shtator 1939: Franca pushtoi për pak ditë Gjermaninë, ja pse dështoi të ndalte Hitlerin (video)

Gjermania nuk ishte vendi i parë, që kaloi në sulm në frontin perëndimor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pak ditë pasi sulmoi Poloninë, ajo u sulmua nga Franca, që nisi një pushtim të shkurtër dhe joefektiv të Gjermanisë në shtatorin e vitit 1939. Ai sulm, që synonte të ndihmonte polakët, u shndërrua në një humbje të turpshme, dhe në një pararojë e asaj që do të pasonte kur Gjermania pushtoi Francën.

Pas Luftës së Parë Botërore, Franca dhe Polonia, kishin arsye t’i frikësoheshin agresionit të ardhshëm ushtarak gjerman. Qëkur Prusia i bashkoi shtetet e copëtuara gjermane nën udhëheqjen e saj në vitet 1860, udhëheqësit gjermanë i kishin përdorur aksionet ushtarake kundër fqinjëve të tyre në lindje dhe perëndim, si një mënyrë për zmadhimin e territorit, dhe si një rrugë për ta mbajtur Gjermaninë të bashkuar.

Gjermania kishte reputacionin e një kombi luftarak, trupat e të cilit kishin marshuar nëpër të dyja vendet gjatë Luftës së Parë Botërore. Për t’iu kundërvënë Gjërmanisë, qeveritë e Francës dhe Polonisë nënshkruan mes tyre një traktat ushtarak në vitin 1921, që i detyronte ato të mbështesnin njëra-tjetrën në çdo luftë kundër Gjermanisë.

Në zbatim të këtij traktati, 2 ditë pas pushtimit gjerman të Polonisë më 1 shtator 1939, Franca i shpalli luftë Gjermanisë. Asokohe, shpallja e luftës ishte një akt kryesisht simbolik. Ashtu si Britania e Madhe, që i shpalli luftë në të njëjtën ditë, Franca ishte shumë larg Polonisë, që të mund t’i ofronte një ndihmë reale për të sprapsur pushtuesit.

Por kishte gjithsesi një mundësi. Një pushtim i Gjermanisë Perëndimore nga trupat franceze, mund të largonte shumë ushtarë gjermanë nga sulmi ndaj Polonisë. Në rast se nuk do ta arrinte dot atë synim, ai operacion do t’i jepte gjithsesi Francës një lloj avantazhi në një luftë që dukej e pashmangshme.

Ajo që pasoi ishte “Operacioni Saar”, një pushtim i rajonit gjerman Saarland. Për fatin e keq të francezëve, kufizimet e shumta që patën gjatë aksionit, do të garantonin gjithashtu dështimin e tij. Francezët nuk donin të shkelnin neutralitetin e Belgjikës, ndaj nuk i kaluan trupat në territorin e saj.

Për pasojë, ato mund të sulmonin Gjermaninë, vetëm përgjatë një fronti të kufizuar. Ky front ishte përkufizuar 125 vjet më parë, gjatë procesit të paqes pas luftërave Napoleonike, kur pjesa tjetër e Evropës ishte e shqetësuar me frenimin e agresionit francez. Ai u dha gjermanëve avantazhin e terrenit të lartë mbrojtës.

Megjithatë, francezët i kishin bërë një premtim Polonisë, dhe tentuan ta mbanin atë. Më 7 shtator 1939, ata pushtuan Saarland me një numër të kufizuar ushtarësh, çka duhej të pasohej nga një pushtim në shkallë të plotë disa javë më vonë. Në fillim u dërguan 10 divizione, me 4.700 artileri dhe 2.400 tanke.

Përballë kishin 22 divizione armike, me më pak se 100 copë artilerie. Francezët përparuan 8 km në thellësi të territorit gjerman, duke pushtuar disa qytete dhe fshatra. Gjermanët e kishin evakuuar më herët atë territor, duke u tërhequr në linjën mbrojëse Sigfrid.

Ata lanë pas fushat e minuara, dhe shtëpitë plot kurthe të papritura, për të ngadalësuar dhe dëmtuar përparimin e francezëve. Francezët hynë në Gjermani të papërgatitur. Atyre u mungonin detektorët e minave. Një pjesë e problemit, ishte plani i mobilizimit. Francezët prisnin të përballeshin me një sulm nga Gjermania, dhe ishin përgatitur për këtë.

Por, përkundër përkushtimit të tyre ndaj polakëve, atyre u mungonte një plan i përshtatshëm për ta zhvilluar luftën brenda Gjermanisë. Planet e tyre ishin të vjetëruara, dhe mbështeshin në strategjitë e Luftës së Parë Botërore, përparimin e ngadaltë dhe të përgjakshëm të luftës së llogoreve, dhe tek bombardimet e stërzgjatura.

Por siç po e tregonin gjermanët në lindje, ajo ishte një epokë e re e luftës. Fitorja mbështetej tashmë në përparimin e shpejtë, tek forcat ushtarake që lëviznin me shpejtësi, duke përdorur tanke që goditnin me shpejtësi të madhe, dhe mjete transporti që nuk kishin ekzistuar gjatë Luftës së Parë Botërore.

Pavarësisht planeve që kishin në mendje, sistemi francez i mobilizimit ishte i vjetëruar. Atyre u mungonte aftësia dhe vullneti për të mobilizuar me shpejtësi një ushtri të madhe, dhe për ta përdorur atë në një mënyrë efektive. Hapat e parë drejt mobilizimit, ishin ndërmarrë vetëm më 26 gusht, dhe mobilizimi i plotë u bë më 1 shtator, pas pushtimit gjerman në Poloni.

Ndërsa ushtria franceze u hodh në veprim, formacionet e saj pararojë u futën brenda rrezes së artilerisë së Linjës Sigfrid. Ato zbuluan atje efektivitetin e mbrojtjes gjermane, dhe mungesën e efektivitetit të armëve që kishin me vete. Që të godisnin Linjën Sigfrid, atyre u duhej të transportonin artilerinë e tyre brenda kufijve gjermanë.

Francezët kishin shumë më tepër armë, dhe bombardimet goditën me saktësi dhe shpejt pozicionet gjermane. Por armët nuk mundën të depërtonin dot në ato linja mbrojtjeje. Disa qëllonin predha të kalibrit 155 mm, jo ​​aq të rënda sa t’u shkaktonin ndonjë dëm bunkerëve prej betoni.

Ato që qëlluan me predha 220 mm dhe 280 mm, mund të kishin bërë më mirë, por furnizimet me municione u vonuan. Më 12 shtator, britanikët dhe francezët u takuan me njëri-tjetrin. Ata besonin tashmë se Polonia ishte një kauzë e humbur, ndaj vendosën të ndalonin të gjitha operacionet, deri në hartimin e një plani afatgjatë.

Trupat franceze ndaluan sulmin ndaj Linjës Sigfrid. Polakëve, që nuk ishin këshilluar për vendimin, iu tha që sulmi i plotë në frontin perëndimor do të vonohej deri më 20 shtator. Më 17 shtator, pushtimi i Polonisë nga forcat ruse, i dha fund çdo fije shprese për polakët.

Forcat franceze u tërhoqën nga Saarland, duke lënë pas vetëm një forcë të vogël. Sulmi në shkallë të plotë u anulua. Me Poloninë e mundur, trupat gjermane u dërguan me shpejtësi në Perëndim të vendit. Më 16 tetor ato nisën një kundërsulm në Saarland. Siç ishte planifikuar, trupat franceze u tërhoqën, duke i lënë gjermanët të rimarrin territorin e pushtuar.

Francezët u tërhoqën në pozicione mbrojtëse përgjatë Linjës së famshme Mazhino. Francezët patën në gati 2 javë 2 mijë të vrarë dhe të plagosur në atë operacion. Ndërkohë gjermanët 666 të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur. Me atë sulm të dështuar, francezët treguan se nuk ishin të përgatitur për një luftë sulmuese, se ishin vendosur në një pozicion mbrojtës, të cilën gjithashtu do ta humbnin në qershorin e vitit që do të vinte.

TIRANA TODAY

Tags: GjermaniaLufta e Dytë Botërorepolonia

TË LIDHURA

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara
Bota

Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara

13:17 | 14/07/2025
Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Bota

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Next Post
Kandidatët për kryeministër për dialogun Kosovë-Serbi

Kandidatët për kryeministër për dialogun Kosovë-Serbi

Gjukanovic: Kosova e pavarur është interes nacional

Gjukanovic: Kosova e pavarur është interes nacional

Hidhet në treg 200 dhe 5000 lekëshi i ri/ Çfarë ndodh me kartëmonedhat ekzistuese

Hidhet në treg 200 dhe 5000 lekëshi i ri/ Çfarë ndodh me kartëmonedhat ekzistuese

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër
Aktualitet

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

by mirseda
16:06 | 14/07/2025
0

Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër. Gazetari Bepin...

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri

Zyrtare/ Tirana zgjidh çështjen e pankinës, firmos trajneri

15:42 | 14/07/2025
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari në Kakavijë

15:16 | 14/07/2025
Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

14:47 | 14/07/2025
I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

I dënuar për trafik narkotikësh me 11 vite burg, arrestohet në Kukës 28-vjeçari

14:32 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com