Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, deklaroi të shtunën gjatë një vizite në Malin e Zi se presidenti malazez Milo Gjukanoviq, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por zyra e presidentit malazez Gjukanovic reagoi menjëherë duke thënë se Kosova e pavarur është interes nacional dhe se për këtë çështje nuk ka çfarë të flitet.
“Sa i përket pritjeve të patriarkut në lidhje me njohjen e Kosovës, ne nuk do ta komentojmë atë. Mali i Zi po ndjek një politikë të jashtme të qëndrueshme, bazuar në interesat kombëtare dhe shtetërore, bazuar në vlerësimet e fuqive më të mëdha të Evropës dhe botës, dhe që kontribuon për stabilitetin e rajonit”, thuhet në përgjigjen e presidencës malaziase, raporti Vijesti.