Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati.
Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u qëllua 6 herë. Ngjarja ndodhi në zonën rezidenciale në rrugën “Leon Febres-Cordero” në Spanjë.
Sipas policisë në rajonin e La Aurora krimi u regjistrua në orën 05:00 dhe sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.
“Vrasësit ishin veshur si policë. Viktima mori të paktën gjashtë të shtëna pushke,”-tha prokurori Ëalter Jaramillo.
Sipas mediave spanjolle, shqiptari ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.
Policia spanjolle ka shoqëruar disa persona si autorë të ngjarjes.