E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Si funksionon Liga e Kombeve dhe lidhja që ka me Botërorin 2022

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, e themeluar në shtator të vitit 2018. Në përfundim të edicionit të parë, fituese u shpall Portugalia e cila mposhti në finale Holandën.

Ndërkohë, aktualisht po luhet edicioni i dytë i Ligës së Kombeve. Turneu, para pak ditësh i dha fund fazës së grupeve ndërsa u përcaktuan 4 përfaqësueset të cilat i drejtohen fazës finale, që janë Franca, Spanja, Belgjika dhe Italia.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, ku Liga e Kombeve lidhej drejtpërdrejt me Kampionatin Europian dhe siguronte 4 bileta për në fazën e grupeve, ky edicion shërben në funksion të Kampionatit Botëror 2022.

Dy skuadrat që kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë nga grupet, do t’i bashkohen në “play off” 10 vendeve të dyta më të mira që do të dalin në përfundim të eliminatoreve të Botërorit, ndeshje të cilat zhvillohen të gjitha vitin e ardhshëm.

Duke qenë se “play off”-i i Botërorit ka ndryshuar dhe funksionon me dy faza me eliminim direkt, këto 12 skuadra do të prodhojnë 6 çifte, më pas 3, nga ku do të dalin 3 skuadra fituese. Këto 3 përfaqësuese do të kenë në duar biletën e grupeve, të cilat së bashku me 10 të parat që kualifikohen nëpërmjet eliminatoreve do të plotësojnë 13 vendet që pranon Kupa e Botës nga kontinenti Europian.

Duke qenë se kombëtaret e mëdha kanë probabilitet të lartë që kualifikimin në Botëror ta sigurojnë nëpërmjet kualifikueseve, Liga e Kombeve është një shans i mirë për skuadra si Sllovenia, Uellsi, apo Austria, të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë gjatë këtij edicioni të Ligës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...