Të tjera detaje kanë dalë lidhur me 63-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Thani, i cili humbi jetën ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në Genola. Viktima u godit për vdekje nga një vinç në kantier, siç dëshmojnë kolegët e tij të punës.
Ndihma qe iu dha në vend nuk rezultoi efikasi, pasi plagët e marra ishin të renda dhe nuk mundi të mbijetonte.
Shqiptari la pas bashkëshorten e tij, Elisabeta dhe dy fëmijë.
Lidhur me këtë ngjarje fatale ka reaguar edhe kryebashkiaku, Flavio Gastaldi, i cili tha: “Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksandër te jete një paralajmërim për të gjithë botën e punës.”