Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit vijon me misionin për të parandaluar të gjitha rastet abuzive, lidhur me masat e ndërmarra nga ana e qeverisë për COVID-19. Ndonëse u bë një kohë e gjatë në izolim, duket se qytetarët janë ende të pabindur.

Ata nuk ndërgjegjësohen nga rastet kur këmbësorët apo drejtuesit e mjeteve gjobiten. Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 40 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit. Shoferët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, dhe bllokim mjeti.

Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 116 shtetas me masë administrative 10.000 lekë. Ata janë kapur nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndonësë Shqipëria është në ‘shtetrrethim’, shqiptarët neglizhojnë masat e ndërmarra, duke u bërë shkak për burim infeksioni për personat që kanë pranë.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Këtij shtetasi i është tërhequr dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 116 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: koronaviruspoliciashqiperi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

20:01 | 08/10/2025
Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit
Politikë

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

19:43 | 08/10/2025
Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Next Post
Kina mban sekret masën e shpërthimit të koronavirusit

Kina mban sekret masën e shpërthimit të koronavirusit

“Kështu do përfundonim nëse s’do izoloheshim”, Rama: Kemi hyrë në zonën e zjarrit

"Kështu do përfundonim nëse s’do izoloheshim", Rama: Kemi hyrë në zonën e zjarrit

Ëndrra e madhe bëhet realitet, Ronaldo dhe Messi do të luajnë në një skuadër sezonin e ardhshëm

Ëndrra e madhe bëhet realitet, Ronaldo dhe Messi do të luajnë në një skuadër sezonin e ardhshëm







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

by mirseda
20:01 | 08/10/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier. Në aksident...

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

19:43 | 08/10/2025
Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

19:14 | 08/10/2025
Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

18:15 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com