Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqiptarët thyejnë karantinën/ Gjobiten 629 këmbësorë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët thyejnë karantinën/ Gjobiten 629 këmbësorë

Pavarësisht gjobave të vëna nga ana e policisë, qytetarët nuk i ndahen agjendës së tyre për të dalë në natyrë e vijuar me shëtitjet, pa ndonjë arsye. Uniformat blu njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Sikundër dhe ditët e shkuara, gjoba nuk përbën aspak problem për shqiptarët, të cilët vijojnë të thyejnë rregullat e izolimit. Janë ndëshkuar me gjobë plot 629 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po kështu, edhe lokalet vijojnë të qëndrojnë të hapura. Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 lokale të hapura, dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Këto masa janë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që ka shkaktuar 25 viktima. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90-vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh në spital. Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftim

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l dhe nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi M. R., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 629 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: koronavirusPolicia e Shtetitshqiperi

TË LIDHURA

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

14:21 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive
Aktualitet

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston
Aktualitet

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Next Post
“Sa më shpejt qeveri të re!” Thaçi i çon letrën e tretë Kurtit

“Sa më shpejt qeveri të re!” Thaçi i çon letrën e tretë Kurtit

Vitet e arta te Milan, Galliani tregon pengjet e merkatos: Një herë desh u arratisa në Brazil

Vitet e arta te Milan, Galliani tregon pengjet e merkatos: Një herë desh u arratisa në Brazil

Rrafshimi i kurbës së pandemisë dhe rreziku i një vale të dytë

Rrafshimi i kurbës së pandemisë dhe rreziku i një vale të dytë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

by mirseda
14:21 | 19/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë...

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com