Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët shpenzuan gjatë vitit pandemik për blerjen e pronave jashtë 541 mln euro; 3,4 mld euro në 10 vite

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët shpenzuan gjatë vitit pandemik për blerjen e pronave jashtë 541 mln euro; 3,4 mld euro në 10 vite

Shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit po rriten me shpejtësi nga viti në vit. Treguesi veç të tjerash është një pasqyrë e transferimeve të cash që është krijuar brenda vendit në mënyrë jo të ligjshme për blerjen e banesave jashtë vendit.

Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB), INSTAT raportoi se, në vitin 2020 shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 65 miliardë lekë, ose 541 milionë euro me një rënie 6 për qind në krahasim me vitin 2019. Rënia duket se i dedikohet pandemisë Covid -19 ku e gjithë bota ishte nën kufizime të ashpra në lëvizje. Por megjithë këto kufizime shqiptarët arritën të nxjerrin një sasi të konsiderueshme fondesh jashtë vendit për blerjen e banesave, niveli më i lartë historik, duke përjashtuar vitin 2019.

Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019, me një rritje vjetore mbi 44%. Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakontë e tyre.

Gjatë periudhës 2010-2020, shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit arritën në 412 miliardë lekë ose rreth 3.4 miliardë euro me kursin aktual të këmbimit.

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë. Pas këtij viti shpenzimet për blerjen e pronave jashtë vendit u rriten me shpejtësi, sipas të dhënave zyrtare.

Gjatë periudhës 2008-2013, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Nga viti 1996 deri në vitin 2020, shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë euro.

Në Shqipëri dhe në Rajon, fenomeni i blerjes së pronave jashtë vendit nëpërmjet parave jo të ligjshme është mjaft i përhapur. Mungesa e alternativave për investim dhe prirja për të diversfikuar pasurinë ka bërë që shumë shtetas shqiptare të investojnë në prona jashtë.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria ka grumbulluar vetëm 35 pikë nga 100 pikë në total, duke u renditur në vendin e 110, si ndër vendet më të korruptuara nga 180 vende të marra në konsideratë. Shqipëria ka rënë 6 vende në një vit në renditjen globale

Ekspertë të pastrimit të parave pohojnë se, paratë e korrupsionit në Shqipëri që kanë pas zhytarë publik dhe shtetas të tjerë që zakonisht përdorin kanalet e investimeve në prona e depozita bankare jashtë vendit. Në të kundërt grupet e krimit të organizuar që ushtrojnë aktivitet jashtë vendit sjellin një pjesë të parave në vendin tonë./Monitor

 

Tags: pandemiapronashqiptaret

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, ja çfarë njofton policia

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, ja çfarë njofton policia

Zv/ministri i Financave zbulon nëse do të ndërpritet energjia elektrike

Zv/ministri i Financave zbulon nëse do të ndërpritet energjia elektrike

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com