Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipërisë iu refuzua çelja e bisedimeve, për shkak të muxhahedinëve të MEK

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipërisë iu refuzua çelja e bisedimeve, për shkak të muxhahedinëve të MEK

Nga: Massoud Khodabandeh “Responsible Statecraft”

Cilido që beson se urdhri i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë shefin e Forcës Kuds, Qasem Soleimani ishte një akt force, nuk e ka kuptuar tamam si janë punët. Ky akt është i fundit në një seri gabimesh të rënda politike nga kjo administratë, të cilat jo vetëm e kanë forcuar pozitën e armiqve të Amerikës, por kanë garantuar që pjesa tjetër e botës, me përjashtim të Izraelit dhe Arabisë Saudite, ta urrejnë Amerikën më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për një njeri, që premtoi t’i jepte fund “luftërave të pafundme” dhe “të thante kënetën”. Trump e nisi presidencën e tij me ambicien për të zhbërë arritjet e administratës Obama. Gjithsesi, ai trashëgoi një politikë të jashtme që tashmë predikonte fillimin e luftës, një linjë kjo që u promovua edhe më shumë nga republikanët.

Në këtë kontekst, tërheqja e njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit, mund të dukej si një lëvizje e fortë nga ana e Trump. Por për aleatët e Amerikës në Evropë, ai gjest u pa si një tradhti, dhe një shuplakë në fytyrë.

Megjithatë, në atë kohë askush nuk ishte i gatshëm t’i dilte në krah Iranit. Madje edhe Rusia dhe Kina, qëndruan në heshtje. Po cilat ishin hapat që shënuan kulmin në fund të dhjetorit 2019, në 4 ditë stërvitje ushtarake të papara mes Iranit, Kinës dhe Rusisë në Oqeanin Indian, dhe në Gjirin e Omanit?

Çfarë ndodhi që e inkurajoi këtë treshe, të tregonte “muskujt” e vet ushtarak në Lindjen e Mesme?

Një përmbledhje e këtyre hapave, zbulon se qëllimi i mjegullt i politikës së jashtme të administratës Trump, për të shkaktuar me çdo kusht ndryshimin e regjimit në Iran, përfshirë dhe një luftë gjithëpërfshirëse, ka prodhuar në fakt rezultatin e kundërt.

Ndryshimi i regjimit është tashmë një ide e “vdekur”, dhe vrasja e Qasem Soleimanit ishte gozhda e fundit mbi “arkivolin” e saj.

Në vend se të promovojnë lirinë dhe demokracinë në Lindjen e Mesme, ndërhyrjet amerikane po shkatërrojnë çdo mundësi që njerëzit e zakonshëm të ngrihen në protesta, dhe të kërkojnë ndryshime nga qeveritë e tyre. Në Siri, populli u ngrit kundër presidentit Bashar Al-Asad, për shkak të ankesave reale ndaj atij regjimi.

Mbështetja nga SHBA-ja e ekstremistëve sunitë në Siri, solli një zhvendosje nga njerëzit që mbështesnin synimin amerikan për të larguar Asadin, tek mbështetja e qeverisë së Damaskut për t’i shpëtuar ata nga përhapja e fondamentalizmit islamik. Ironikisht, Rusia autoritare dhe teokracia iraniane, janë sot aleatët e Sirisë në këtë luftë.

Në një akt tjetër të rrëzimit të trashëgimisë së Obamës, administrata e re e Trump, e pezulloi planin e Hillary Clinton për de-radikalizimin e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e Khalq (MEK) që ndodhen në Shqipëri. Që atëherë, politikanët amerikanë anti-iranianë kanë tentuar të bindin bashkësinë ndërkombëtare, se me rrëzimin e regjimit islamik, opozita në mërgim do të sjellë lirinë dhe demokracinë në Iran.

Meqë iranianët e urrejnë MEK-un më shumë sesa Republikën Islamike, kjo ka qenë një tjetër dhuratë për sundimtarët e vijës së ashpër në Iran. Për të shuar çdo protestë apo demonstratë, forcave iraniane të sigurisë, u mjafton vetëm të pretendojnë se MEK është përfshirë në nxitjen e dhunës, që njerëzit e zakonshëm të kthehen në shtëpitë e tyre të neveritur ndaj MEK.

Përgjigjja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo ndaj protestave antiqeveritare në Iran në nëntor 2019, ishte të përsëriste informacionet e rreme të publikuara nga MEK, lidhur me numrin e të vdekurve. Kur Pompeo ri-tregon propagandën MEK, ai shkatërron çdo fije besimi ndër iranianët, se SHBA-ja ka në mendje interesat e tyre.

Tani, në një akt arrogance, vrasja e paligjshme e Soleimanit në një aeroport ndërkombëtar, jo vetëm që i jep mundësi Iranit ta përshkruajë SHBA si një shtet terrorist, por ka bërë bashkë iranianët e çdo besimi, për të vajtuar një “hero” kombëtar, njeriun që e shpëtoi Iranin nga ISIS.

Por do të ishte e gabuar të besohet se gabimet e politikës së jashtme amerikane, ndikuan vetëm në atë rajon. Në vitin 1981, Franca i dhuroi CIA-s një copë tokë për të pritur anëtarët e MEK në periferi të Parisit, nga ku ata mund të planifikonin rezistencën e tyre të armatosur ndaj regjimit të ri.

Franca nuk e përdori MEK politikisht siç bëri Amerika, prania e tyre u tolerua. Kjo deri kur aktivitetet e MEK, nisën të ndikojnë në sigurinë dhe demokracinë evropiane. Në vitin 2017, John Bolton, pak para se të bëhej Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, i premtoi MEK se do të kremtonte në Teheran 40 vjetorin e Revolucionit Iranian, pra në shkurtin e 2019-ës.

Natyrisht që kjo gjë nuk ndodhi. Por ngjarjet pas atij premtimi, treguan se kishte tashmë plane që MEK të shfrytëzohej për të minuar politikën evropiane ndaj Iranit. Një sulm kundër MEK në Francë, u zbulua në momentet e fundit nga forcat e sigurisë në Francë dhe Belgjikë.

Në fakt, u zbulua se bëhej fjalë për një operacion të fabrikuar të MEK për të fajësuar dhe demonizuar Iranin. Pas akteve të shumta të dhunës dhe konfirmimit se MEK kishte financuar partinë e ekstremit të djathtë “Vox” në Spanjë gjatë zgjedhje evropiane, disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Hollandën, por edhe Francën dhe Belgjikën vendosën të debojnë në Shqipëri drejtuesit e MEK, përfshirë udhëheqësen Marjam Rajavi.

Në Shqipëri, MEK ka shkaktuar shumë dhimbje koke për qeverinë dhe opozitën. Rezultati më i keq, ka qenë refuzimi i BE-së për ta lejuar Shqipërinë të anëtarësohet në union. Pasi u dëbuan nga BE, asnjë vend evropian nuk do t’i lejonte muxhandinët të hynin sërish nga dera e pasme.

Administrata Trump ka treguar një mungesë të hapur respekti, dhe një sjellje anormale në skenën ndërkombëtare. Ajo vepron me një egërsi të madhe dhe indiferentizëm si kundër armiqve, ashtu edhe ndaj aleatëve. Vrasja e padëshiruar e Soleimanit, do të sjellë ndryshime të mëdha në rendin botëror.

TIRANA TODAY

 

Tags: beDonald TrumpQasem Soleimanishqiperi

TË LIDHURA

Agjenda/ Sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane
Aktualitet

Agjenda/ Sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane

11:14 | 13/11/2025
Ndërpritet Komisioni i Ekonomisë, kërkojnë shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut
Aktualitet

Ndërpritet Komisioni i Ekonomisë, kërkojnë shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut

10:46 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
A do të kthejë Trump faqen apo do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, skenarët

A do të kthejë Trump faqen apo do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, skenarët

Hakmarrje e prishje pazaresh/ Policia shoqëron disa persona

Hakmarrje e prishje pazaresh/ Policia shoqëron disa persona

DW: Tensionet po përshkallëzohen, Putin duhet të ketë kujdes

DW: Tensionet po përshkallëzohen, Putin duhet të ketë kujdes







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Agjenda/ Sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane
Aktualitet

Agjenda/ Sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane

by mirseda
11:14 | 13/11/2025
0

Sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane në Romë. Gazetari Ergys...

“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme

“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme

11:12 | 13/11/2025
Ndërpritet Komisioni i Ekonomisë, kërkojnë shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut

Ndërpritet Komisioni i Ekonomisë, kërkojnë shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut

10:46 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë

10:24 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com