Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë

Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë. Ky është vlerësimi i zoologut sllovak, Daniel Jablonski, i cili studion reptilët dhe speciet e rralla të amfibëve.

Shqipëria është perla natyrore më pak e prekur e Europës, sipas zoologut sllovak, Daniel Jablonski. Në shkrimin e publikuar në median sllovake, ‘Dennikn.sk’, ai deklaron se në Shqipëri gjenden specie nga më të rrallët.

Shkencëtari Jablonski hulumtoi nga afër në Shqipëri disa specie të rralla, si gjarpërinj dhe breshkën e tokës më të madhe në Europë, të cilët janë në rrezik zhdukje. Në përshkrimet e tij për vendin, ai shprehet se mysafiri në Shqipëri pritet si Zot, dhe përshkruan takimet me barinjtë në male.

Zoologu filloi të punojë në Shqipëri në vitin 2007, dhe ndër vite ka ndërmarrë mbi 10 ekspedita me fokus kafshët zvarranike dhe amfibe.
Eksperti i Katedrës së Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti Komenius në Bratislavë flet me shumë dashuri për vendin e vogël të gadishullit ballkanik.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku bashkohet në mënyrë unike Orienti dhe Europa. Shqipëria ka tradita të lashta, një gjuhë dhe komb unik, prejardhja e të cilit ende debatohet. Malet e shumtë dhe biotipet e larmishme në një territor kaq të vogël e bëjnë Shqipërinë një vend unik europian’, vlerëson ai.

Në Shqipëri ekzistojnë dhjetra specie të rralla, të cilat nuk i shihni në asnjë vend tjetër të botës, dhe kjo sepse, sipas zoologut, ky vend ka natyrën më të egër të Europës, ku mund të zhvillohen kërkime shkencore.

Jablonski ka udhëtuar thuajse në gjithë botën, por thotë se malet e Trebeshinës janë ndër vendet më të bukura që ka parë ndonjëherë. “Në pamje të parë peizazhi lokal nuk duket mikpritës, por kur zgjoheni në mëngjes, shihni lindjen e diellit, në sfond dëgjoni zilet e deleve e dhive, dhe mund të shihni larg në ajrin e lagësht, e kuptoni se po përjetoni një moment shumë të bukur. Kështu janë pak a shumë të gjithë vargmalet e jugut të Shqipërisë. Në qoftë se afroheni për të parë, gjeni krijesa të mrekullueshme“, tha zoologu.Malet e Trebeshinës që janë kullotat e kopeve të deleve dhe dhive, arrijnë një lartësi prej 1800 m mbi nivelin e detit, dhe janë vendbanimi i shumë barinjve lokale. Barinjtë jetojnë në kasolle druri dhe guri, hija e të cilave i shpëton nga dielli tejet i fortë malor, i cili në verë sjell temperatura deri në 40 gradë.

Në malet Trebeshina, si dhe rreth 50 kilometra larg maleve të Tomorrit dhe në vende të tjera të veçanta në Shqipëri, ekziston një gjarpër i rrallë Vipera graeca. “Ky është një nga gjarpërinjtë më të rrezikuar në Europë”, thotë shkencëtari.

Jablonski dhe kolegët e tij botuan një studim vitin e kaluar, duke treguar se Vipera graeca nuk i përket një nëngrupi të Viper ursinii , gjarpër tejet i përhapur, madje e kritikuan këtë teori, dhe e promovuan Vipera graeca si një specie të veçantë, që solli gjarpërin/reptilin më të ri në Europë./Kult Plus/

Tags: europefunditshqiperiaxhevahiri

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Befason Vuçiç: Jemi gati të pranojmë pavarësinë e Kosovës por…

Befason Vuçiç: Jemi gati të pranojmë pavarësinë e Kosovës por...

Vera e kuqe dhe koktejet janë pijet më të dëmshme alkoolike për shëndetin e lëkurës

Vera e kuqe dhe koktejet janë pijet më të dëmshme alkoolike për shëndetin e lëkurës

Hungaria, fanari i forcave populiste të Europës

Hungaria, fanari i forcave populiste të Europës







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

by mirseda
14:48 | 29/10/2025
0

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës. Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe...

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

13:50 | 29/10/2025
20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

13:47 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com