E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Hungaria, fanari i forcave populiste të Europës

Nga Paul Hockenos, “CNN”/Në zgjedhjet e fundit hungareze në lojë ishin shumë më tepër se sa vetëm politika e brendshme e një shteti të vogël në Evropën Qendrore.

Fitorja e madhe e pritshme e kryeministrit Viktor Orban dhe partisë së tij të djathtë Fidesz, bëri që populistët nacionalistë në mbarë Evropën të hapnin me vrull shishet e shampanjës.

Drejtuesja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e përshëndeti rezultatin si një refuzim të shndërrimit të vlerave dhe emigracionit masiv të nxitur nga BE-ja.

Alternativa për Gjermaninë (AfD), e ngjashme në ideologji, shprehu urimet e saj për Orban, duke thënë se e diela e 8 prillit 2018 ishte një ditë e keqe për BE-në, por një ditë e mirë për Europën.

Ata besojnë se triumfi i Orban, i treti i tij që nga viti 2010, do të çojë erë në varkat e tyre, në një kohë kur nacionalistët në ngritje po konkurrojnë për pushtet në çdo vend të Bashkimit Europian. Dhe ata do ta kenë një mundësi për ta dëshmuar këtë në zgjedhjet për në Parlamentin Europian vitin e ardhshëm.

Në fakt, Hungaria e Orban është një model për të djathtët e vijës së ashpër të Europës. Partitë e ekstremit të djathtë, si Front Kombëtar i Le Pen, AfD, partia polake në pushtet Ligj dhe Drejtësi, dhe Lidhja në Itali, ndër të tjera, kërkojnë të kopjojnë Orban.

Ata e shohin njeriun e fortë si pararendësin më të suksesshëm të Evropës për llojin e demokracisë jo liberale të cilën ata aspirojnë.

Ajo çka është më shqetësuese, edhe konservatorët – lloji që në Evropën e pasluftës funksionoi si një mur në mes të së djathtës ekstreme dhe demokracisë liberale – po kopjojnë manualin e Orban.

Për shembull Unioni Kristian Social i Gjermanisë (CSU), një partner në koalicionin qeverisës dhe parti  simotër e Kristian Demokratëve të kancelares Angela Merkel, e fton Orbanin në kongreset e saj, dhe e përgëzon për politikat e tij kundër emigracionit, si dhe masat e ashpra të sigurisë, siç bën edhe kryeministri konservator austriak Sebastian Kurc, gjithashtu një kristian demokrat.

Ndërkohë, udhëheqësi i Forza Italia Silvio Berluskoni e quan Orban një mik. Në sytë e tyre, fitoret e tij të thella janë dëshmi se qytetarët e Europës, dëshirojnë shoqëri kombëtare të pastra, të ligjit dhe rendit.

Victor Orban është një udhëheqës klasik i pakuptimtë, thjesht lloji i liderit muskuloz, për të cilët të djathtët nga Ballkani e deri në Skandinavi, besojnë se i shërbejnë më së miri kombeve krenare dhe përcaktuese.

Ashtu si Orban, edhe ata aspirojnë të qeverisin pa shqetësimin e panevojshëm mbi procedurat e përpikta të qeverisjes parlamentare. Fansat e Orban, e admirojnë mënyrën se si ai i hapi luftë Kushtetutës së Hungarisë për të shfuqizuar sistemin gjyqësor, dhe për rishkrimin e ligjeve për të fuqizuar komptetencat e tij, si dhe për të favorizuar partinë e tij.

Refuzimi i tij i ashpër ndaj politikave të BE-së dhe Europës – veçanërisht ndaj emigracionin – ilustrojnë një vullnet të palëkundur që në sytë e ekstremistëve, e dallojnë nacionalistin e pa kompromis nga liberalët e nënshtruar, ata që ia dorëzojnë vullnetarisht fuqinë kombëtare autoriteteve të huaja.

Qëllimi i Hungarisë duhet të jetë homogjeniteti etnik , thotë Orban, ndërsa sipas tj multi-kulturalizmi i rremë i Evropës Perëndimore, lartëson diversitetin në kurriz të vendasve. Sipas Orban, Hungaria i përket kombit të krishterë, të bardhë, hungarez, i cili në mënyrë të nënkuptuar i kthen pakicat kombëtare, romët dhe hebrenjtë në qytetarë të klasit të dytë.

Vizioni i Orban për një Europë të Atdheut, siç e quan ai, është pikërisht ajo që kanë kërkuar ekstremistët e të djathtës për dekada të tëra:një konglomerat shtetesh të pavarura, dhe etnikisht homogjene, në një BE të shumës zero.

Tubimi i kolegëve përreth tij, e ka fryrë dukshëm egon e Orban. Ai madje e sheh veten si udhëheqës i diçkaje më të madhe se Hungaria, duke bërë thirrje për një aleancë globale kundër emigracionit, dhe flet në emër të “Europës” dhe Perëndimit.

“Krishterimi është shpresa e fundit e Europës”- u tha ai mbështetësve përgjatë brigjeve të Danubit më 18 shkurt.

Ndoshta edhe më mbresëlënëse, në sytë e Marine Le Pen, është fakti se një bllok i përkrahësve të atdheut evropian, ka gjetur mbështetje në kancelaritë kryesore të Europës Qendrore.

Partia austriake e Lirisë, e cila qeveris së bashku me konservatorët, vlerëson vetëm një BE të tillë, siç bën partia drejtuese në Poloni Ligj dhe Drejtësi, dhe Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman.

Në Kroaci dhe Sllovaki, partitë kryesore janë në këtë aleancë. Një pjesë e madhe e apelit të Orban përtej kufijve të Hungarisë, është se ai largohet nga ai. Hungaria mbetet një anëtare e BE-së në një pozitë të mirë, edhe nëse fshikullohet ndonjëherë nga Brukseli.

Fidesz mbetet në Partinë Popullore Evropiane në BE, e cila përfshin kristian demokratët gjermanë dhe disa dhjetëra parti të tjera konservatore. Nisur nga mënyra se si Fidesz ka riorganizuar gjykatat, mediat dhe sistemin zgjedhor të Hungarisë, fitorja e Orbanit ndoshta nuk do të jetë e fundit. Ky është qëllimi përfundimtar i secilit prej demokratëve jo liberalë të Evropës.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...