Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria vijon “të shuhet”, shtesa e popullsisë shkoi drejt zeros në tremujorin e parë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria vijon “të shuhet”, shtesa e popullsisë shkoi drejt zeros në tremujorin e parë

Me lindjet që bien dhe njerëzit që ikin, popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen në mënyrë dramatike.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë tregojnë se shtesa e popullsisë ishte më e ulëta të paktën në pesë tremujorët e fundit, duke qenë afër zeros.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Numri i vdekjeve për tremujorin e pare 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Gjatë tremujorit të parë 2019, numri i lindjeve tejkalon me 37 numrin e vdekjeve. Në të njëjtin tremujori të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona.

Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve.

Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 191 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i ulët I lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës me 19,4 %. Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1 %, Korçë me 1,3 % dhe Kukës me 0,4 %.

Vdekjet

Numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 134 vdekje, me një rënie prej  11,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e parë 2019, regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.423 vdekje, me një rënie prej 4,9 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11,3 % dhe qarku i Elbasanit, me 10,6 %. Rritje në përqindje të vdekjeve, u regjistrua në qarkun Berat, me 0,3 %./Monitor

Tags: instatlindjetpopullsiashuhet

TË LIDHURA

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe
Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe

15:31 | 04/07/2025
Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri
Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

15:19 | 04/07/2025
Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari
Aktualitet

Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

15:01 | 04/07/2025
Next Post
Dule dhe Tavo takim me kryeministrin grek, ja për çfarë diskutuan

Dule dhe Tavo takim me kryeministrin grek, ja për çfarë diskutuan

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Vlora që qeveriset nga “Rilindja” u përmbyt me 30 minuta shi

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Vlora që qeveriset nga "Rilindja" u përmbyt me 30 minuta shi

20 protestues të burgosur, LSI: Dhunë shtetërore e komanduar nga Rama

20 protestues të burgosur, LSI: Dhunë shtetërore e komanduar nga Rama

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe
Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe

by mirseda
15:31 | 04/07/2025
0

Pas takimit të djeshëm në Vlorë dhe atij sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime...

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

15:19 | 04/07/2025
Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

15:01 | 04/07/2025
Mjegull në bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në vapë

Mjegull në bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në vapë

14:58 | 04/07/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Aksident në Peqin-Elbasan/ Kamionçina përmbyset në kanal, ndërhyn zjarrfikësja

14:56 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com