Shqipëria nuk qëndron pas kur vjen puna tek disa sektorë, pasi disa kompani me eksportet tyre, kanë krijuar potenciale ekonomike dhe rrjedhimisht kanë kontribuuar në ekonominë e vendit. Duket se importet e mallrave janë pakësuar nga Amerika, ndërsa tergohet rritje me disa vende të tjera.
Sektori i ekonomik i një vendi ka për qëllim nxitjen e prodhimit dhe sigurimin e tregut për atë që prodhon. Gjithashtu performaca ekonomike varet edhe nga indikatorë si importet dhe eksportet e mallrave, të cilët janë si busull orientimi për të përcaktuar fuqinë ekonomike të një vendi.
Shqipëria edhe pse ka një ekonomi e vogël, ka arritur të eksportojë produkte në vendet e tjera duke treguar se disa sektorë kontribuojnë për GDP-në në nivele pozitive. Eksportet janë rritur në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, shitjet totale të kompanive shqiptare jashtë vendit janë rritur me 21.6% me bazë vjetore për periudhën janar-shkurt. Rritja është kryesuar nga tekstilet e këpucët dhe materialet e ndërtimit dhe metalet.Në Shkurt 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 18,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,2 %, në krahasim me Janar 2018. Importet e mallrave në Shkurt 2018 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,1 %, në krahasim me Janar 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 mld lekë, duke u ulur me 8,2 %, krahasuar me Shkurt 2017 dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Janar 2018.
Rritja e eksporteve ne 2 muajt e fundit
Në dy muajt e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 91 mld lekë, duke u rritur me 14,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 43 mld lekë, duke u rritur me 7,6 %, krahasuar me 2017.
Në dy muajt e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 91 mld lekë, duke u rritur me 14,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 43 mld lekë, duke u rritur me 7,6 %, krahasuar me 2017.Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rritja vjetore e eksporteve prej 18,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,5 pikë përqindje. Asnjë grup nuk ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve.
Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +8,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Rritja vjetore e importeve prej 4,1 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,0 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,6 me pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,9 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.
Importet dhe eksportet
Si dymujor, importet janë rritur me 14,5 %, krahasuar me dymujorin 2017. Të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, ku grupe që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje. Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (9,2 %), Spanja me (138,2 %) dhe Gjermania me (25,9 %).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-16,1 %), Maqedonia me (-29,8 %) dhe Serbia me (-1,5 %). Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7,7 %), Spanja me (126,8 %) dhe Kosova me (7,4 %).Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rumania me (-3,8 %), Franca me (-22,4 %) dhe Hungaria me (-15,5 %). Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (5,9 %), Greqia me (14,8 %) dhe Franca me (77,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia me (-2,0 %), Kina me (-4,0 %) dhe Gjermania me (-10,9 %).Ulen importet me SHBA-të
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (10,0 %), Greqia me (26,6 %) dhe Turqia me (16,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Shtetet e Bashkuara me (-4,8 %), Korea e Jugut me (- 52,8 %) dhe Vietnam me (-5,7 %).
Eksportet Importet Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Greqia (7,0 %), Gjermania (6,4 %) dhe China (6,1 %).Shkëmbimet tregtare, për dymujorin 2018, me vendet e BE zënë 67,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Greqia (7,0 %), Kina (6,4 %) dhe Gjermania (6,3 %). TIRANA TODAY