Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Shqipëria shtëpia ime”, Albin Kurti merr vëmendjen në Samitin e Paqes

6 vjet ago
in Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Triumfi i Albin Kurtit, një leksion edhe për ne

Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka marrë pjesë në Samitin e Paqes dhe Sigurisë për Evropën Juglindore që mbahet në Tiranë.

Në fjalën e tij të mbajtur, Kurti u shpreh se në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e tij, teksa ka folur edhe për paqen dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.

Sipas tij, një ndër rreziqet më të mëdha në ditët e sotme është ndarja dhe përçarja dhe samite të tilla janë të vlefshme për të mbajtur një paqe të vazhdueshme.

“Ndihem si në shtëpi edhe në Tiranë, por si në Prishtinë. Këtu njerëzit bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme e cila më tutje mundëson të lulëzojnë popujt, shtetet dhe mbarë shoqëria njerëzore. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqin, por edhe ide që na bëjnë bashkë. Ndër rreziqet më të mëdha është ndarja dhe përçarja. Ndaj, samite të tilla janë të vlefshëm për të ardhmen. Njerëzit jetojnë dhe lulëzojnë në bashkësi, kjo është detyra jonë kryesore: Kudo që mundemi t’i bëjmë njerëzit bashkë.

Angazhimi për paqen garanton përparimin. Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante në kohën e luftës së Ftohtë, që mori fund, mori ftohtësitë e ndryshme pa luftë e nganjëherë edhe me luftë kanë vazhduar se në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për t’i hequr këto mure të vogla që na ndajnë, është e domosdoshme të themi që kemi nevojë për paqe, se nuk ka alternativë të mirë ndaj paqes. Është e domosdoshme që për paqe ne t’i bëjmë aktive vlerat e përbashkëta, republika e Kosovës, e Shqipërisë, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE, në NATO, dhe pikërisht ky interes ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që stabiliteti afatgjatë të jetë pasojë e drejtpërdrejt e zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë që duhet t’i ndërtojmë mes vendeve tona.

Në Kosovë nëse i pyet shqiptarët serbët e të gjitha pakicat se cilat janë preokupimet kryesore njëzëri do thonë se janë punësimi dhe drejtësia. Të rinjtë duan vende pune që të fitojnë me djersën e tyre, dhe duan drejtësi të mos ketë të diskriminuar dhe të privilegjuar. Me zërin e qytetarëve që kemi dëgjuar, si Vetëvendosje kemi arritur të fitojmë zgjedhje, dhe tashmë puna më e madhe ndodhet para nesh: T’i plotësojmë zotimet tona”, u shpreh Kurti.

Tags: Albin Kurtisamiti i paqesshqiperitirane

TË LIDHURA

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

15:54 | 17/07/2025
Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve
Aktualitet

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025
Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Next Post
Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore

Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore

Maratona e Tiranës/ Veliaj jep lajmin e mirë

Maratona e Tiranës/ Veliaj jep lajmin e mirë

A janë shkrirë akujt me Ramën? Zbërthehet Kurti: Duhet të kalojmë…

A janë shkrirë akujt me Ramën? Zbërthehet Kurti: Duhet të kalojmë...

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

by mirseda
16:07 | 17/07/2025
0

Gjykata e Larte ka vendosur mospranim te rekursit per masen e sigurise arrest me burg per Francesco...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

15:54 | 17/07/2025
Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025
Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com