E hënë, 26 Tetor, 2020
14 C
Tirana

Shqipëria që duhet të ishte

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Nga Enio Civici

Një territor i vogël, me një popullsi homogjene dhe në numër të vogël, me histori të gjatë përbashkuese me nivel mesatarisht të ngjashëm të varfërisë dhe me burime natyrore mëse të mjaftueshme, teorikisht duhet të jetë i lehtë për t’u administruar me shpejtësi në rrugën e zhvillimit. Kujtoj këtu Estoninë, Zvicrën, Luksemburgun, Uruguain, Sllovakinë apo shumë shembuj të tjerë edhe pranë nesh. Është edhe Irlanda, e cila me ftohtësinë gjeografike që e karakterizon, thotë se nëse je shtet i vogël, atëherë përpiqu të jesh inteligjent. Por Shqipëria nuk është kështu. Me shumë mundësi, për vetë fajin e saj. Idealisht dhe shpesh normalisht, shtete me karakteristikat e mësipërme sot duhet të ishin duke u dominuar nga diskutime publike të lidhura me forcimin e asetit “tru”, krijimin e forcës punëtore të specializuar në pajisje të teknologjisë së lartë dhe përmirësimin e specifikave ligjore në shërbim të modernizimit të problemeve njerëzore.

Në vend të këtyre diskutimeve, gjendemi përballë retorikës së një reforme që largon për shpërdorim detyre vetë ata individë që supozoheshin të ishin më të drejtët. Flasim për një opozitë të dalë me vetëdije jashtë institucioneve kushtetuese dhe për një cinizëm total qeveritar mbi transparencën e kontraktimeve publike. Flasim për klasa shoqërore të marzhinalizuara, që vërtet çuditen kur interesohen organizatat humanitare për ta, aq shumë zë të padëgjuar kanë ndër vite. Debati publik shqiptar është ende në fazën a duhet të zhvillohen zgjedhjet, ndërkohë që duhet të ishte duke menduar për votimin elektronik individual në bazë të shenjës së gishtërinjve apo programeve e reformave cilësore zhvilluese të kandidatëve. Jemi ende në paqartësinë e truallit me disa pronarë, ndërkohë që duhet të ishim në fazën e shfrytëzimit financiar të objekteve në disa nivele pronësie. E kështu, shumë pasqyrime paradoksale me vendet shumë fqinje me ne. E kush mund të jetë fajtor për këtë?

Ditën e djeshme u publikua raporti i progresit nga Komisioni Europian si një dokument që i udhërrëfen Këshillit të Europës, organit më të lartë të Bashkimit Europian, cilësinë e mendimit mbi shtetet kandidate për t’u anëtarësuar, fazë në të cilën ndodhemi dhe ne. Duke i konsideruar palë asnjanëse, të paktën për stabilizimin institucional të këtij vendi të Ballkanit, ky dokument duhet të konsiderohet një radiografi e çiltër e problemeve dhe përparimit organik të tij. Çfarë ka ndodhur në një vit? Çfarë ka ndryshuar në dosjen tonë të depozituar pranë Bashkimit Europian?

Për sa u përket kritereve politike, ndërkohë që vjet flisnim për angazhime në drejtim të reformës elektorale, tashmë shkruhet qartë që nuk është bërë asgjë për adresimin e tyre. Nga vjet, ku cilësohej shpresa për implementimin e rekomandimeve të OSBE-së, duket se sot jemi në gjendjen e zgjedhjeve pa opozitën dhe de facto me një parti. Vjet thuhej se Parlamenti, edhe pse nën polarizim të skajshëm, ishte faktor pozitiv në prodhimin e ligjeve pro reformave, ndërkohë që në dokumentin e fundit Parlamenti është një organ kushtetues i paplotë dhe në limbon e mungesës së opozitës. Në lidhje me qeverisjen, pak ka ndryshuar përveç amullisë së ndryshimit të shpeshtë të ministrave në më pak se 12 muaj.

Lexo edhe :   Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë, ja deri kur shtyhen masat bllokuese
Lexo edhe :   Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë, ja deri kur shtyhen masat bllokuese

Në anën tjetër, raporti i progresit në lidhje me kriteret ekonomike mund të lexohet më qetë. Sipas Komisionit Europian, ne gëzojmë një nivel makroekonomik të pranueshëm me stabilitet fiskal në të dy vitet, me deficit buxhetor në ulje dhe investimeve të huaja mbështetëse të tij. Një përcaktim i dokumentit flet për situatën e inflacionit dhe mbiforcimit të monedhës kombëtare, të cilat detyruan Bankën Qendrore të ndërhynte në treg, ndërkohë që në raportin e vjetshëm stabiliteti ishte i tillë sa nuk kërkoi asnjë ndërhyrje. Por ama, në të dy vitet vazhdojmë të vuajmë borxhin e lartë publik dhe klimën jo të përshtatshme të biznesit, ndërsa gëzojmë deficit fiskal në rënie dhe politika të duhura makroekonomike. Një element për t’u nënvizuar te kriteret ekonomike ishte kalimi nga partneritet publik-privat në rritje dhe i parë me shqetësim te raporti i freskët, ku thuhet se politika e PPP-ve është kthyer në instrument të qeverisë për të ndërhyrë në treg. Ka dhe 100 faqe të tjera për të përshkruar rrugën e ndryshimit më shumë negativ sesa shpresëdhënës dhe në rastin më optimist të “mbetur në vend” të shtetit tonë. E kush mund të ketë faj për këtë?

Sigurisht që ka klasa politike me tri parti sherranjose dhe pesë personazhe kryesore politike, më shumë konfliktuale se objektive. Për këto parti, mbi të gjitha kemi faj ne sepse jemi ne që i popullojmë, ngatërrojmë dhe pastaj ndjekim në çfarëdo rruge të verbër apo fantashkencore që vazhdimisht marrin. Duket se këtë ende nuk e kemi kuptuar në rastin më të mirë apo thjesht e kemi pranuar në rastin më të keq. Përpara se mbetja në vend të kthehet në ecje prapa, duhet të zgjohemi dhe të kërkojmë zgjim me zgjedhje që nuk kanë nevojë për zgjidhje.

Sepse kjo është Shqipëria që duhet të ishte, një shtet në gjirin e Bashkimit Europian, i cili parapëlqen të konkurrojë për ide dhe cilësi të lartë jetese e jo një shtet që lëviz nga parajsë turistike e pazbuluar, në një vend ku ke frikë për jetën brenda 6 muajsh. Asnjë nga ne nuk do stabilokracinë, por stabiliteti si mjet për zhvillimin duhet të jetë qëllim përmbi anëtarësimeve në parti. E nëse kjo e sotmja nuk është Shqipëria që duhet të ishte, për këtë faj kemi ne. Në teoritë e politikave të zhvillimit, partitë konsiderohen korporata, të cilat ashtu si të tjera kanë detyra të caktuara publike më të rëndësishme se të tjera për një shtet. Sipas tyre, “mjerë për ato vende që i kanë këto korporata të këqija dhe aspak eficiente.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama nga Libani: Nxorëm 4 fëmijë nga kampi i ferrit, nesër vijnë në atdhe

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Liban dhe ka takuar fëmijët e riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl. Në një prononcim për mediat, Rama tha...

Zbulim i madh nga NASA: Në Hënë ka ujë

NASA dhe shkencëtarët në SHBA, dhanë një njoftim të rëndësishëm lidhur me zbulimin e ujit në anën e dukshme të Hënës. Shkencëtarët vlerësojnë se në...

Rudina Hajdari publikon foto nga zyrat e reja të partisë së saj

Deputetja, Rudina Hajdani ka publikuar një foto nga zyra e re e partisë së saj. Hajdari shkruan në rrjetet sociale se ky projekt i ri...

Gaboi me menaxhimin e Covid-19 gjatë verës, tani Evropa po vuan pasojat

Nga Max Colchester & Jason Douglas “The Wall Street Journal” Në betejën kundër Covid-19, Evropa po shikon që ka lënë pas një verë të shanseve...

‘Në 25 prill kundër Ramës’, Mediu: Ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane

Partia Republikane mblodhi drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi përfundimin sa...