Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria nuk duhet ta humbasë sërish shansin për në BE

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria nuk duhet ta humbasë sërish shansin për në BE

Mijëra vetë protestuan në kryeqytetin e Shqipërisë kundër qeverisë socialiste, që e akuzojnë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Opozita synon një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Shqipëria sërish u bë temë e kryeartikujve: Skenat nga bulevardi i Tiranës të shtunën (16.02) të zgjojnë kujtime nga ngjarje të së shkuarës. Një demonstratë e organizuar prej partive opozitare drejtuar kundër qeverisë së socialistëve nën kryeministrin Edi Rama dhe korrupsionit galopant në vend  përshkallëzoi në eksese dhune: Demonstrues që tentuan të hyjnë në selinë e kryeministrisë dhe u vunë flakën pemëve përreth nga njëra anë dhe policia, që përdori gaz lotësjellës dhe pompat e ujit për t’i ndaluar ata. Bilanci: 15 të plagosur nga të dyja palët. 16 vetë u arrestuan.

“E duam Shqipërinë si Europa”

„Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”, e duam Shqipërinë si Europa, ishte sllogani i protestës. Kryetari i Partisë Demokratike, më e madhja në opozitë, Lulëzim Basha, u ndje i inkurajuar nga masiviteti i protetës dhe deklaroi vazhdimin e saj të enjten (21.02). Po ashtu ai shpalli të hënën (18.02) bojkotimin e parlamentit me djegjen e mandateve. Ai theksoi, se „PD nuk do të shërbejë më si fasadë e një parlamenti të dalë nga vota e krimit”. Që pas zgjedhjeve të fundit më 2017 opozita vazhdimisht kërkon tërheqjen e qeverisë, të cilën e akuzon për klientelizëm, involvim në biznese kriminale dhe tendera jo transparentë.

“Mos na detyroni të emigrojmë”

Korrupsioni është fjala kyç e luftës politike në Shqipëri, por edhe plaga më e madhe që indinjon mbarë qytetarët e qytetaret në vend. Ata vazhdimisht ankohen, që po bëhet shumë pak në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndonëse Shqipëria aktualisht ka nisur të verë në zbatim një nga reformat, që konsiderohet si shembullore në rajon, vendi mbetet ndër më të korruptuarit në Europë. Shqiptarët e përjetojnë shtetin e tyre si një sistem të sëmurë klientelizmi dhe nuk kanë më aspak besim tek ai.

Protesta aktuale e opozitës vjen menjëherë pas protestës masive disa javore të studentëve, që kërkuan reformë radikale të sistemit të arsimit të lartë, kushte më të mira studimi dhe largimin e elitave drejtuese të korruptuara në universitete. „Mos na detyroni të emigrojmë, duam të studiojmë e të punojmë në vendin tonë”, ishin slloganet e studentëve.

Klimë e pashëndetshme politike

Klima politike në Shqipëri prej gati tri dekadash që pas kthesës politike më 1992 praktikisht pa ndërprerje është karakterizuar prej konfrontimit pozitë-opozitë në grindjen për manipulime elektorale. Debati politik nuk zhvillohet me argumenta profesionale, por degradon shpesh në nivelin e armiqësive personale. Edhe ekseset në parlament nuk janë skenë e rrallë. Vetëm pak ditë më parë kryeministri u qëllua me bojë në sallën plenare. Një debat i tillë e ndez atmosferën në vend.

Si rrjedhojë u parashikua qysh në vigjilje të protestës së të shtunës, se mijëra vetë do t’i përgjigjeshin thirrjes së opozitës. Para demonstratës ekzistonte droja për përshkallëzim, ndaj pati thirrje për ruajtjen e qetësisë edhe nga përfaqësues të botës së jashtme, në radhë të parë nga përfaqësia e BE-së dhe ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Politikanët drejtues të partive të mëdha me sa duket nuk munden e nuk duan të gjejnë një gjuhë të arsyes dhe pajtimit. Përkundrazi: konfrontimi është i pakompromis, secila palë ia hedhin fajin palës tjetër. Retorika e fyerjeve dhe mospranimit të përgjegjësisë është kundërproduktive. Ndërkohë që lipset zgjidhja e problemeve me frymën e kompromisit.

Nuk duhet humbur sërish shansi për në BE

Duket që ende politikanët në Shqipëri nuk e kanë përvetësuar mësimin e demokracisë për respekt të ndërsjelltë dhe dialog konstruktiv. Ata kapen pas pozicioneve të ngrutësuara të tyre – madje duke e pasur fare mirë parasysh, që një krizë në politikën e brendëshme e vështirëson procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Dialogu demokratik është rrugëdalja e vetme nga kriza, për të çuar përpara reformat e domosdoshme për konsolidimin e shtetit ligjor, kushti numër një ky nga BE-ja. Trazirat, paqendrueshmëria politike, mungesa e dialogut dhe e gjuhës së kompromisit, çdo vonesë mund të kenë pasoja në procesin e integrimit në BE. Vitin e kaluar Shqipëria e humbi shansin e një date për hapjen e negociatave me BE-në. Një shtyrje tjetër në samitin e BE-së në qershor sivjet do të ishte fatale për vendin. (Burimi:DW)

 

Tags: mandatetopozitaprotesta

TË LIDHURA

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia
Aktualitet

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

10:51 | 20/08/2025
Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Aktualitet

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

10:31 | 20/08/2025
Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori
Aktualitet

Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

10:16 | 20/08/2025
Next Post
Rama niset për në Pukë, lezhjanët i bllokojnë rrugën

Rama niset për në Pukë, lezhjanët i bllokojnë rrugën

Keni bërë plane? Ja si do të jetë moti për sot

Keni bërë plane? Ja si do të jetë moti për sot

Foto/Vajza e Valbona Selimllarit, pjesë e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”

Foto/Vajza e Valbona Selimllarit, pjesë e emisionit "Në kurthin e Piter Pan"

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve
Showbizz

Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve

by mirseda
11:44 | 20/08/2025
0

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbesin kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kontribuar për dhjetëra mijëra vdekje...

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

10:51 | 20/08/2025
Rutte telefonatë me Erdoğan: Turqia do të kontribuojë në paqen Ukrainë-Rusi

Rutte telefonatë me Erdoğan: Turqia do të kontribuojë në paqen Ukrainë-Rusi

10:33 | 20/08/2025
Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

10:31 | 20/08/2025
Katari kërkon armëpushim në Gazë pas përgjigjes pozitive të Hamasit

Katari kërkon armëpushim në Gazë pas përgjigjes pozitive të Hamasit

10:29 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com