Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse “bijtë e shqipes” i kanë marrë në duar urat e zjarrit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse “bijtë e shqipes” i kanë marrë në duar urat e zjarrit

Nga: Astrit Patozi

Për ata miq të shumtë që më pyesin se si arritëm në këtë pikë, kam një shpjegim fare të thjeshtë. Me atë që bën pazar, mund të bësh edhe luftë. Ky është rregulli, i cili, në fakt, nuk vlen vetëm për politikën. A e keni parasysh atë togfjalëshin klishe të komunikatave të policisë, kur përplasen bandat dhe thuhet që pista kryesore është “për prishje hesapesh”?

Dhe duhet ta dini se gjithmonë, përpara se të vriten me njëri-tjetrin, banditët kanë qenë miq dhe kanë ndarë territore dhe lekë me shoshoqin. Njësoj si Edi Rama me Lulzim Bashën më 17 maj, të cilët dolën nga Kryesia e Kuvendit të qeshur dhe krenarë, si të ishin vetëzbuluar vellezër të baladave ballkanike të rinjohjes.
Sepse mendoj që ky sistem, të cilin e kemi përqafuar para 30 vjetësh dhe pretendojmë se e kemi ndjekur ne gjithë këto kohë, nuk e pranon pazarin si instrument për të kapërcyer krizat, e aq më pak si zgjidhje.

Se ky sistem, i vlefshëm si për demokracitë e kthjellëta, ashtu edhe për vendet gjysëm apo çerekdemokratike, ka në thelb konkurrencën dhe lojën e ndershme, kur vijnë zgjedhjet, ku respekti real për kundërshtarin tregohet me fair play në përpjekjen serioze për ta mundur atë me garë. Ndryshe, nuk jemi brenda tij, ndaj edhe kemi mbërritur sot në këtë moment dramatik, krejtësisht të paimagjinueshëm më parë për mendje të kthjellëta.

Me këtë që ka ndodhur, po të ishte në lojë fati politik i dy personazheve, të Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës, do ta kisha patur të lehtë të thoja që kokën hëngshin me njëri-tjetrin, sepse edhe atë pak do ta kishin. Por as eksperienca, as mosha, as përgjegjësia publike nuk më lejojnë që ta mendoj qoftë për një sekondë ashtu. Shqipëria nuk u ka asnjë borxh, qoftë edhe ankthin e disa ditëve për të ardhmen e vet këtyre aventurierëve.

Sepse Edi Rama, kur mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë, ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, të cilin ndoshta edhe mund ta tallë dhe ta mundë sa herë të dojë.  Ndërsa ai tjetri, kur merr i gëzuar dhe me këngë në gojë një vendim të tmerrshëm dhe të paprecedent për gjithë globin, ka parasysh tamam tamam, që po kërciti ndonjë pushkë diku në Shqipëri për këtë shkak, t’i hipë avionit e të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe fëmijët e vet.

E megjithë sa kanë ndodhur, unë ende besoj se Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse ata që kanë më shumë përgjegjësi dhe mundësi për ta dëmtuar atë, i kanë marrë në duar urat e zjarrit. Dhe nuk e teproj aspak po të them se e vetmja shpresë që këtij vendi të mos i dalë tymi nuk jemi ne, “bijtë e shqipes së inatosur”, por janë miqtë tanë ndërkombëtarë. Të cilët me fuqinë, durimin dhe paanësinë e tyre janë të vetmit që mund të evitojnë një skenar të kobshëm, të cilit askush sot nuk mund t’ia përfytyrojë fundin.

Gjithmonë, në rast se do të kenë interes dhe përkushtim që të investohen me kapacitet të plotë në këtë ndërmarrje jo aq të lehtë për të shuar zjarrin e qëllimshëm që ne vetë i kemi vënë shtëpisë sonë. E thotë këtë një njeri, që nuk e ka fetishizuar kurrë rolin e të huajve, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend tjetër të lirë, sepse unë besoj fort që përgjegjësitë në këtë botë nuk mund të delegohen. Ato janë për t’u mbajtur në radhë të parë nga ata që e kanë detyrim atdhetar, kushtetues, politik, moral dhe njerëzor në radhë të parë.

Lajmi i vetëm i mirë në këtë katastrofë politike, që ende përbën rrezik për shoqërinë tonë, është fakti që sistemi i kalbur politik po jep shenjat e qarta se po shkon drejt vdekjes klinike. Por është akoma shpejt për të thënë se kjo do të përkthehet dikur në një të mirë publike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Kaq mund të them për sot.

 

Tags: astrit patozibashaMarrëveshjarama

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

“Ai ka dalë edhe pa brekë”/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne

"Ai ka dalë edhe pa brekë"/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne

Aksioni i opozitës s’ndalet me mandatet. Zbardhet plani se çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Aksioni i opozitës s’ndalet me mandatet. Zbardhet plani se çfarë do ndodhë në ditët në vijim

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Bota

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

by mirseda
22:48 | 07/08/2025
0

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një...

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025
Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com