Vendi ynë do të vijojë në ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Zonat më të nxehta gjatë ditës së martë do të jenë qarqet Elbasan dhe Gjirokastër, ku priten edhe vlerat më të larta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius.
Era do të fryjë më shpejtësi deri mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim deri në 2 ballë.