Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria humb 57 mln dollarë, dështim katastrofik i Ramës

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria humb 57 mln dollarë, dështim katastrofik i Ramës

Shqipëria vijon të humbasë në gjykatat ndërkombëtare për gjyqet e ngritura. Ndërsa paratë e taksapaguesve shkojnë për të pagur faturat e gabimeve të qeverive shqiptare. Në betejën ligjore me Bankers Petrolium, Shqipëria ka humbur gjyqin. Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare.

Këtë herë është gjykata e arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare t’i kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum. Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

Vendimi i tribunalit të parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.

Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.

Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh.

Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkonë në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në Strasburg dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i lulzim bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.

Tags: dështimdollarëhumbkatastrofikRamësshqiperia

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
Duro: Nuk e meritonim humbjen, mos më dënoni

Duro: Nuk e meritonim humbjen, mos më dënoni

Përplasja Mourinho-Pogba, portugezi: Profesionisti më i madh që kam punuar

Përplasja Mourinho-Pogba, portugezi: Profesionisti më i madh që kam punuar

Përplasja Mourinho-Pogba, portugezi: Profesionisti më i madh që kam punuar

Burrel/Mes sëmundjes dhe varfërisë, Fundjavë Ndryshe dhe STOP në familjen Merra

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com