Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria ende larg Evropës, qeveria e kriminalizuar mban peng vendin   

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Shqipëria ende larg Evropës, qeveria e kriminalizuar mban peng vendin   

Shqipëria dëshiron të çelë brenda këtë viti negociatat e anëtarësimit në BE. Qeveria e Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës, ka nevojë për suksese të dukshme, në rrethanat kur kushtet paraprake të Brukselit janë gjithçka përveçse të lehta…

Sigurisht që në Evropë ekzistojnë shumë vende, të cilat kanë një imazh më të mirë sesa kandidatët për në BE të Ballkanit Perëndimor. Krimi, droga dhe korrupsioni përmenden shpesh si probleme, kur është fjala për integrimin në union të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Për ta korrigjuar këtë tablo, kryeministri shqiptar Edi Rama, ftoi kolegët e tij nga Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi në qytetin-port shqiptar të Durrësit në fundin e muajit gushtit, për të folur për krijimin e një tregu të përbashkët. Shkëmbimi i thjeshtëzuar rajonal i mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve të kualifikuar, synon ta bëjë rajonin me rreth 20 milionë banorë, më tërheqës për investimet e huaja.

Meqë ra fjala, imazhi negativ i rajonit, duhet të jetë disi i ndrequr. Koncepti tashmë ishte miratuar, që në samitin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste në mesin e korrikut. Tani kryeministri shqiptar, që u konfirmua në detyrën e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit, është një reformator i madh. Së fundmi, ai premtoi në fushatën zgjedhore nisjen e procesit të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama është i bindur se do të çelë negociatat me Brukselin deri në fundin e këtij viti.

Megjithatë, BE-ja deri tani ka kategorizuar objektivat e mundshme. Qasja e premtuar prej një kohe të gjatë është e fortë, por ka dyshime të forta nëse mund të ketë sukses në të ardhmen e parashikueshme. S’ka gjasa që Serbia të arrijë të hyjë në BE, siç ishte planifikuar më herët. Maqedonia, Bosnja dhe Shqipëria, nuk mund të zhvillojnë ende ndonjë negociatë konkrete me BE-në. Korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e sundimit të ligjit dhe një administratë publike e dobët, janë ndër problemet më të mëdha që pengojnë procesin e integrimit.

Përgjigjja e kujdesshme e institucioneve evropiane, ka qenë e lidhur edhe me zgjerimin e fundit të vitit 2004. Rumania dhe Bullgaria, i humbën shpejt standardet anti-korrupsion të BE-së, vetëm disa vite pas pranimit të tyre në union. Fakti që një dukuri e tillë është përsëritur, është diçka që Komisioni Evropian dëshiron ta shmangë në të ardhmen.

Konflikti i pazgjidhur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili kërcënon të gjithë procesin e pranimit, është duke u peshuar. “Nëse Bashkimi Evropian i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët do të jetojnë bashkë në një shtet të vetëm, në mënyrë që të integrohen në familjen evropiane”- është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë televizive disa ditë pasi zoti Rama kishte folur për një “perspektivë evropiane të zbehur” për Ballkanin Perëndimor, dhe për një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu nuk ndihmon aspak fakti, që Bashkimi Evropian për shumë vite ka qenë kryesisht  i shqetësuar për vetveten, dhe është detyruar të merret me zgjidhjen e krizave të borxhit, “Brexit”, dhe mosmarrëveshjet mbi politikën ndaj refugjatëve.

Prandaj në Ballkanin Perëndimor, disa politikanë po fillojnë të kërkojnë partnerë të tjerë të mundshëm. Presidenti rus Vladimir Putin është shumë popullor, në një kohë që edhe Turqia po përpiqet gjithashtu të zgjerojë ndikimin e saj mbi myslimanët në rajon.

Kina e ka forcuar tashmë ndjeshëm angazhimin e saj ekonomik. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nacionalizmi agresiv është rindezur, pasi aktualisht ai është bërë tejet popullor edhe në shumë vende të BE-së.

Megjithatë, shumica e parave për rajonin vijnë ende nga BE, dhe të paktën në retorikë, politikanët evropianë po bëjnë një përpjekje, kur bëhet fjalë për perspektivat e pranimit. Ata nukjanë aspak të interesuar në rikthimin e konflikteve nacionaliste, që tashmë janë tejkaluar. 

“Stabiliteti politik në këtë rajon, është gjithashtu një stabilitet edhe për ne”- tha kancelarja Angela Merkel në takimin e nivelit të lartë në Trieste, ku më së paku tërthorazi u ngritën shqetësime rreth lëvizjeve të reja migratore. “Nëse BE-ja nuk vjen në Ballkanin Perëndimor, të rinjtë e këtij rajoni do të vijnë në BE”- tha në takim ministri gjerman i shtetit, Michael Roth.

Autoritetet e BE-së, janë në një masë të konsiderueshme përgjegjëse, për faktin se parakushtet për pranimin e Shqipërisë janë çdo gjë tjetër, përveçse të lehta. Që nga vitet 1990, BE-ja e ka nxitur vendin të liberalizojë ekonominë. Subvencionet dhe rregulloret proteksioniste u hoqën, gjë që pati një ndikim negative, sidomos në tregun e brendshëm. Ndërkohë, duhej të importoheshin edhe prodhimet bujqësore si qumështi dhe duhani, të cilat Shqipëria i prodhonte vetë.

Transfertat në para nga emigrantët, kontribuojnë në një pjesë të konsiderueshme të PPB-së. Në të njëjtën kohë, privatizimi gjithëpërfshirës i sektorëve strategjikë siç është sistemi bankar, ka kufizuar shumë potencialin e shtetit për veprim. Institucionet monetare në Gjermani, Francë dhe Itali, kontrollojnë aktualisht rreth 90 përqind të kapitalit të bankave.

Ky zhvillim ishte veçanërisht i qartë gjatë krizës evropiane të borxheve. Rajoni i Ballkanit u  prek rëndë, por nuk mori asnjë ndihmë nga BE-ja. Barra e borxhit të shtetit shqiptar u rrit me shpejtësi, dhe po ashtu edhe papunësia. Ndërsa institucionet shtetërore e humbën ndikimin dhe prestigjin e tyre, rëndësia e partive politike u rrit, gjë që siguroi kënaqjen e militantëve të tyre. Mbi këtë bazë u dhanë koncesione, poste dhe kontrata qeveritare.

Tashmë, sipas vullnetit të BE-së, institucionet shtetërore të minuara, duhet të ndërtojnë një gjyqësor të pavarur dhe të luftojnë korrupsionin. Një ndërmarrje thuajse e pamundur, për shkak se Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë. Të ardhurat mesatare mujore, janë vetëm rreth 340 euro në muaj. Shumë të rinj emigrojnë, në kushtet e mungesës së punës dhe perspektivës. Ndërkohë 1.2 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit. Një e treta e të rinjve në moshë pune, janë të papunë. Burimi i vetëm burim fitimprurës në kushtet e pasigurta ekonomike dhe përballë një gjendje të dobët strukturore, u vërtetua në të kaluarën vetëm kultivimi i drogave.

Shpesh, partitë politike akuzonin njëra-tjetrën për kontakte me trafikantët dhe trafikimin e drogës. Kështu, opozita në mënyrë të përsëritur ka akuzuar kryesocialistin Rama për “marrëveshje të pista” me grupimet mafioze lokale, në mënyrë që të fitonte zgjedhjet. Socialistët nga ana e tyre, përsërisnin se kultivimi i kanabisit ishte i shumë përhapur gjatë periudhës së qeverisjes së demokratëve, në fshatin Lazarat në jug të vendit.

Shqipërisë iu dha statusi kandidat për anëtarësim në vitin 2014, menjëherë pasi 800 policë ndërmorën një operacion kundër kultivuesve të kanabisit në Lazarat, dhe asgjësuan rreth 80 ton drogë. Thuhet se ky fshat kultivonte një sasi kanabisi me vlerë 4.5 miliardë euro në vit, që është rreth gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri.

Në raportin-progresin e nëntorit 2016, Komisioni i BE-së rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë, dhe vlerësoi përparimin në luftën kundër krimeve të lidhura me trafikun e drogës. Megjithatë, një parakusht i mëtejshëm është një reformë gjyqësore, në të cilën po shqyrtohet me imtësi puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këtë pikë, ka pasur ende persona të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por pa një perspektivë ekonomike, këto probleme vështirë se do të zgjidhen. Një integrim i parashikueshëm në BE, do të ishte me siguri i dobishëm. Imazhi i vendit, do të dëmtohet nga Edi Rama në rrugën e tij drejt Evropës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ende largEvropëskriminalizuarmbanpengQeveriashqiperiavendin

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari
Aktualitet

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

17:03 | 18/10/2025
Next Post
Presidenti Meta pret Fleckenstein dhe Vlahutin, për çfarë u bisedua?

Presidenti Meta pret Fleckenstein dhe Vlahutin, për çfarë u bisedua?

Bilanci tragjik: 30 fëmijë të vdekur në 20 muaj si pasojë e aksidenteve

Bilanci tragjik: 30 fëmijë të vdekur në 20 muaj si pasojë e aksidenteve

Cilat janë 4 ushqimet e shijshme që të ndihmojnë të dobësohesh?

Cilat janë 4 ushqimet e shijshme që të ndihmojnë të dobësohesh?







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com