Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria, e pesta me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë për nëntorin

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria, e pesta me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë për nëntorin

Ndërsa INSTAT raportoi se çmimet u rritën mesatarisht me 1.4% në nëntor në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, një tjetër tregues i publikuar nga INSTAT, Indeksi i harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që bën krahasim me vendet e Europës, tregon se shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i lartë, me 2.2%.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2020 është 2,2%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,1%,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6%,“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%,“Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %,“Komunikimi” me 0,5%,“Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7 %,pasuar nga grupi “Shëndeti” 0,2 %.

Sipas grafikut të publikuar nga INSTAT, Shqipëria ishte e pesta në Europë për rritjen e çmimeve, ndërsa një muaj më parë ishte e katërta. Vihet re se në shumë shtete inflacioni është afër zeros, ose dhe negativ. Ndërsa në Shqipëri ai vijon të jetë pozitiv, i ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve, që zënë edhe peshën më të madhe të shpenzimeve të një familjeve shqiptare, me rreth 41%, nga 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat. Për më tepër edhe nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit), duke dhënë ndikimin kryesor në këtë diferencë.

Në muajin Nëntor2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është-0,9%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit“ Ushqime dhe pije joalkoolike” me2,4%,pasuar nga grupet “Transporti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,4%,pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1 %.

Ndryshimi vjen nga pesha më e lartë të frutave dhe perimeve në indeksin e harmonizuar 

Në vitin 2017, për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasim sa më të mirë me vendet e tjera të inflacionit, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”. /Monitor

Tags: fruta-perimeinstatrriten çmimetshpenzimet

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Basha jep lajmin e hidhur, ndahet para kohe nga jeta ish-drejtuesi i PD

Basha jep lajmin e hidhur, ndahet para kohe nga jeta ish-drejtuesi i PD

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

'Si këtë vit s’ka bërë vaki'/ Artan Hoxha: I dola për Zot vetes, s’ka drejtësi

“Ik mos ta…”, Marjana Kondi rrëfen eksperiencën me mjeken (VIDEO)

"Ik mos ta…”, Marjana Kondi rrëfen eksperiencën me mjeken (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware
Bota

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

by mirseda
21:11 | 20/10/2025
0

Administrata Federale e Avicionit tha të dielën se problemet me stafin e kontrollit të trafikut ajror, ka...

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

20:27 | 20/10/2025
Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com