E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

“Ik mos ta…”, Marjana Kondi rrëfen eksperiencën me mjeken (VIDEO)

Marjana Kondi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer eksperiencën e saj që kaloi me Covid-19. Ajo tregoi se ka telefonuar disa mjekë. Mjekun e parë e telefonoi Pëllumb Piperon, por ai nuk ia hapi.

Mori një mjeke tjetër e cila i sugjeroi shumë mjekime, duke e hutuar dhe më shumë aktoren. Përveç recetës që do i jepte me ilaçe për t’i marrë në farmaci, mjekja i tha që do të të japim dhe biletën për të ikur në Romë për t’u kuruar së bashku me pacientët e tjerë. Aty ja mbylli telefonin duke e sharë. Më pas merr mjeken e tretë në telefon, ku kjo tjetra i kërkonte 70 mijë lekë për t’i bërë gjëlpërën.

Marjana Kondi: Mora telefonatën e dytë dhe ajo fantastike. Ajo bënte llogaritë, 70 mijë lekë do mi japësh mua më tha. I thashë; pse të ti jap ty? Po do mi japësh mua, sepse unë do vij të të bëj gjëlpërën tha, paradite dhe pasdite. I thashë po ti si do vish, do vish si ato astronautët me ato veshjet? Po tha, sa tha ajo këtë fjalë, i thashë ik mos ta… e ja mbylla telefonin.

Mirela Milori: E përshëndete dhe këtë (qesh).

Marjana Kondi: E përshëndeta. E thashë obobo çfarë do bëj. Kam shtëpinë afër klinikës gjermane dhe nuk më shkonte mendje që sa të vinte 127, të shkoja ta bëja. Ika vura një kapele në kokë që të mos më shikonin njerëzit, se më dukeshe sikur më shikonin të gjithë mua dhe unë isha me Covid dhe më thonin si ka mundësi që del kjo. Shkova atje, bëra tamponin e më tha je me Covid. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...