E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Basha jep lajmin e hidhur, ndahet para kohe nga jeta ish-drejtuesi i PD

Lulzim Basha ka dhënë një lajm të hidhur, teksa njofton se është ndarë nga jeta Luan Mustafaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryetar i PD-së Dega Patos.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, Basha shkruan se ai ishte një nga drejtuesit më të spikatur të qeverisjes lokale, dhe një ndër drejtuesit më aktivë të PD.

Kryedemokrati Basha shprehet se Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, e ndërsa ai një mik dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë.

Statusi

Jam i hidhëruar nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave. Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë. Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fushata në Kosovë, Haradinaj premton bashkimin me Shqipërinë

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj k a prezantuar programin e tij qeverisës. Haradinaj ka folur edhe për disa...

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës. Në nisje të seancën së parë për vitin 2021, Gjuzi...

Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen e fshehtë me Pfizer: Si erdhën vaksinat?

Ka nisur me debate sesioni i ri plenar, ku në fokus kanë qenë, mes të tjerash, edhe marrëveshjet e shtetit shqiptar me kompanitë që...

Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka lënë pas kryedemokratin...

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...