Kombëtarja shqiptare është duke bërë një ndryshim rrënjësorë dhe trajneri Christian Panucci po përpiqet që të testojë çdo mundësi për të marrë më të mirën. Por në ndeshjen e fundit përballë Kosovë u vunë re mangësi të mëdha, jo vetëm në rezultat, por edhe në kombinimin e lojën që prodhuan kuqezinjtë. Mund të quhet një dështim pasi vetëm futboll nuk u luajt. Çdo tifoz në atë moment ka sjellë në mendje De Biasin dhe arritjet që bëri kombëtarja me të. Por nuk duhet harruar fakti që edhe De Biasi në miqësore mposhteshe dhe në ndeshjen e parë zyrtare mposhti Portugalinë në transfertë.Giani De Biasi në një intervistë për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Kosovën është shprehur se strategjia e Panuccit për të testuar lojtarët në miqësore është një rrugë e duhur. Ai është shprehur që tifozët kuqezi nuk u pëlqen asnjëherë të mposhten, por duhet ta lini të qetë Panuccin të bëjë punën e tij.
Çfarë mendoni për ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Shqipëria?
Pashë vetëm ndeshjen kundër Kosovës. Nuk e kam parë ndeshjen me Norvegjinë, sepse isha në komentin e ndeshjes së Italisë në Angli. Mendoj se ndeshja e djeshme nuk mund të gjykohet sepse u luajt në fundin e sezonit dhe trajneri kërkonte të bënte eksperimente. Më mirë t’i bësh në këtë moment se sa të rrezikosh në ndeshje të rëndësishme siç janë ato të Ligës së Kombeve.Ju keni biseduar pas ndeshjes me Dukën dhe me Panuçin. Çfarë iu thatë atyre?
Ju thashë të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve. Duhet të shfrytëzojnë sa më mirë eksperiencën që ka kjo skuadër deri tani, por nëse duan të “rrezikojnë” diçka për të parë mangësitë e tyre dhe për të pasur ide më të qartë për lojtarët me të cilët do të luftojnë në kompeticione të rëndësishme, atëherë besoj se është vepruar drejt që është eksperimentuar me Kosovën. Unë e di se kur humb Kombëtarja shqiptare, nuk i pëlqen askujt kjo gjë dhe të parët që mërziten më tepër janë Panuçi dhe Duka.
Ka një revoltë te tifozëve, kryesisht në rrjetet sociale, ku i kërkojnë Dukës që të kthejë De Biazin në krye të Kombëtares. A keni një mesazh për ta…?
Mendoj se federata në këto vite ka punuar mirë dhe presidenti ka qenë gjithnjë një person shumë i kujdesshëm rreth asaj që ndodh. I kupton situatat me shumë inteligjencë dhe me siguri do të jetë duke punuar për të mirën e skuadrës. Nuk do ta bëja shumë alarmante situatën sepse besoj se Panuçi ka ende mundësitë që të bëjë mirë në Shqipëri dhe ka edhe motivimin e duhur. Mendoj se duhet lënë i qetë dhe duhet mbështetur nga të gjithë tifozët që e duan kombëtaren.