Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Po ashtu u raportua se ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me COVID-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, janë konfirmuar 1788 persona të infektuar dhe 39 viktima.
“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.