Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëri/Pandemia mbylli 7% të bizneseve të huaja, ikin izraelitët

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri/Pandemia mbylli 7% të bizneseve të huaja, ikin izraelitët

Viti pandemik 2020 rezultoi i vështirë për biznesin, por sidomos për aktivitetet e huaja, të cilat e patën të pamundur të vijonin punën.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar e mbyllën aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe me pronësi të përzier vendase dhe të huaj, duke bërë që numri i sipërmarrjeve të huaja të bjerë me 6.3 për qind në raport me vitin 2019. Sipërmarrjet e mbyllura përbëjnë gati 7% të subjekteve të huaja e të përbashkëta që ushtrojnë aktivitetin në vend.

Rënia e bizneseve nga partnerët kryesore tregtare (Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Gjermania, Maqedonia, Izraeli, SHBA) ishte më e fortë me rreth 16%, por u kompensua disi nga hapja e bizneseve nga vende të tjera, të cilat u rriten me 23.5% më 2020.

Falimentet më të mëdha u panë në ndërmarrjet italiane në Shqipëri me rreth 408 të tilla. Italia është vendi me numrin më të madh të bizneseve në vendin tonë me rreth 2553 të tilla, me rënie 15 % në raport me vitin 2019. Ndërsa në përqindje rënien më të madhe e kishin bizneset nga Izraeli, me 59% pak se në 2019 ose me 99 biznese të mbyllura. Ndërmarrjet nga ky vend operojnë kryesisht në sektorin e call center dhe në bujqësi.

Gjatë vitit pandemik u mbyllën një seri biznesesh nga partnerët kryesor të tregtare të vendit. 58 biznese mbyllen aktivitetin më 2020. Totali i bizneseve nga Kosova pësoi rënie me 13 % gjatë vitit pandemik, ndërmarrjet nga Greqia shënuan rënie me 15% ato nga Maqedonia me 22 %, dhe Turqia me 7%.

Por teksa bizneset nga partneret tanë tregtarë shënuan rënie, pësuan rritje bizneset me të cilat Shqipëria nuk e ka të zhvilluar shumë bashkëpunimin ekonomikë.

Bizneset nga vendet e tjera në vendin tonë arritën në 1903 subjekte me një rritje 23 për qind në raport me vitin 2019.

Zinxhirët e furnizimit u dëmtuan nga kufizimet e pandemisë, ndaj shumë shtete që më parë nuk kishin marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me vendin tonë krijuan lidhje të reja gjatë pandemisë duke hapur edhe biznese. Në të kundërt bizneset nga vendet partnere nuk mbijetuan në kushtet e krizës pandemike dhe ekonomike.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6% të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 4,0% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2019, dhe punësojnë 12,4% të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9% dhe 12,1%./ Monitor

Tags: biznesetfalimentimshqiperi

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Njihuni me këmbimin valutor, 3 qershor 2021

Njihuni me këmbimin valutor, 3 qershor 2021

Ekzekutohet në derën e shtëpisë, “masakra e Çoles” i mori jetën të vëllait

Ekzekutohet në derën e shtëpisë, "masakra e Çoles" i mori jetën të vëllait

Tiranë/ Autobusi përplas këmbësoren në vijat e bardha

Tiranë/ Autobusi përplas këmbësoren në vijat e bardha

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com