E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekzekutohet në derën e shtëpisë, “masakra e Çoles” i mori jetën të vëllait

Vlora është tronditur nga një tjetër atentat, ku është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 35-vjeçari Shkëlzen Velaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 5 minuta para mesnatës së të mërkurës.

Si ndodhi atentati?

35-vjeçari ka qenë duke hyrë në banesën e tij, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai ka lënë makinën e tij ndezur, dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur. Në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën, atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Atentati dyshohet të jetë kryer nga dy apo më shumë persona, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Autorët pas vrasjes dogjën makinën

Autorët pas atentatit, në afërsi të fshatit Babicë kanë braktisur makinën tip BMW pa targa të cilën e kanë djegur. Brenda në makinën e djegur është gjetur dhe kallashnikovi.

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në “Masakrën e Çoles”, e ndodhur në 2015-ën. Pista e hetimit të vrasjes së 35-vjeçarit është hakmarrja e nxitur si pasojë e vrasjeve të ndodhura në vite, të nisura që nga ajo e Çoles. Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë vëllezërit Llanaj.

Pista kryesore, ajo e hakmarrjes

Për eleminimin e Shkëlzen Velaj në Vlorë, pistë kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për vrasjet seri që kanë nisur që në 2015 në “Masakrën e Çoles” ku mbeti i vrarë edhe vëllai i tij Ardi Velaj. “Masakra e Çoles” që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur tre persona, ka nxitur një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës përgjatë viteve.

Ja çfarë njoftonte policia për ekzekutimin

Lexo edhe :   Gabimi i sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës

Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra. Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kush ishte Shkëlzen Velaj?

Shkëlzen Velaj ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Masakra nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Lexo edhe :   Eksploziv objektit në ndërtim në Vlorë

Në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar, të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën të vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...