Mbrëmjen e sotme Shqipëria do të luajë kundër Francës në orën 20:45 në “Air Albania Stadium”.
Ky takim është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.
Së fundmi dy teknikët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Edi Reja ka rikthyer në portë Etrit Berishën, si dhe një fanellë titullari është rezervuar për kapitenin, Elseid Hysaj.
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.
FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.
Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt).