Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëri e Maqedoni, a do ketë protesta në shtator

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

Nga: Ben Andoni

Opozita po mundohet të përfitojë nga çdo hap fals i kryeministrit Rama. Dhe, realisht, çdo promovim i tij ndiqet nga paparacët e opozitës që tregojnë të kundërtën. Sa më shumë imazhe nga kryeministri, aq më shumë akuza ndryshe nga Opozita. Në Maqedoni, ndërkohë, sfida qëndron me qeverinë e re Zaev, që etiketohet me nofkat nga më përçmueset. VMRO, që prej kohësh është në opozitë dhe larg pushtetit, po mundohet me kritika dhe apele të ringjallë frymën e madhe të opozitarizmit. Shefi i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, pjesë e koalicionit “Mundemi”, ka pohuar se në Maqedoni ekziston ndarje e madhe me baza partiake dhe etnike, fetare, por dhe pozitës sociale dhe për këtë: “Qeveria, presidenti i shtetit dhe Parlamenti duhet të punojnë në integrimin e brendshëm, bashkimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kurse, Igor Janushev nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij e quajti kryeministër top-shop”, citohet MIA.

Jo shumë larg këtij perceptimi, por në kushtet tona, është edhe për kryeministrin Rama nga i gjithë fronti opozitar, ndërkohë që tema kryesore është dhe mbetet në këto ditë ajo e marrëveshjes detare me Greqinë. Pa marrë rol në këtë problematikë, ku duhet që në radhë të parë fjala t’u dëgjohet specialistëve të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, është për të ardhur keq se flet një parti, që është ndarë keq me atë ligj dhe ku Gjykata Kushtetuese shqiptare ka bërë një nga interpretimet më patriotike të historisë së saj, duke e rrëzuar pikërisht dokumentin e nënshkruar prej saj.

Ndërkohë që shtatori vjen dhe si një justifikim i madh për PD dhe aleatët e saj në mënyrën sesi do të veprohet me Listat, ku procesi gjigand i filtrimit të emrave nuk është se lë shumë fusha interpretimi për Aleatët e saj të vegjël, që kanë menduar të strehohen aty.

Pra, ideja e protestave bie, përveç nëse shoqëria civile do të ngrejë kauza, ku politika të mos marrë rol. Por kjo është e pamundur sepse atëherë çdo proces shfryhet në Shqipëri, ose më mirë kështu ka ndodhur deri më tani.

Për fat të keq, njerëzit janë shumë konfuzë sa i përket Covid-19, ku mund të eksperimentohej me këto protesta, ashtu si janë tejet të paqartë me vijën opozitare, që kundërshton çdo gjë dhe në një farë mënyre po përgatitet të ofrojë pikërisht atë që kanë bërë të gjithë paraardhësit e Djathtë e të Majtë: të justifikohet me paraardhësit deri në fund të mandatit të dytë.

Këtu është dilema e madhe dhe e pakalueshme, kurse në Maqedoni kësaj i shtohet edhe “rritja” e popullaritetit të Zaev ashtu si Ramës në faktorin ndërkombëtar, ku këta të fundit nuk shohin shumë alternativa të besueshme përballë. Ndaj, protestat, sido që të jenë ato në Shqipëri e Maqedoni nuk mund t’i përfaqësojnë më njerëzit, që janë lodhur, por që më shumë nuk shohin alternativa në forca politike që kërkojnë vetëm pushtet. Dhe, lufta dhe kundërshtitë më të mëdha në këto kohë do të jenë thjesht dhe vetëm me brendësitë e partive dhe aleatët, ku këta do kërkojnë më shumë hapësirë për të mos u fshirë më. Dhe, Shqipëria e Maqedonia, nuk zhgënjejnë shumë në problemet e brendshme dhe jo më kot, Evropa, i ka lënë të dy vendet me një këmbë tek dera e BE-së. (Javanews)

Tags: ben andonimaqedonishqiperi

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Pësoi aksident, ‘Melek’ i nënshtrohet operacionit

Pësoi aksident, ‘Melek’ i nënshtrohet operacionit

Dobësohet ndjeshëm dollari amerikan, paundi fiton pikë

Dobësohet ndjeshëm dollari amerikan, paundi fiton pikë

“Po detyrohem të arratisem nga Shqipëria”, letra që Bilal Xhaferri la në vijën e kufirit me Greqinë në ‘69

“Po detyrohem të arratisem nga Shqipëria”, letra që Bilal Xhaferri la në vijën e kufirit me Greqinë në ‘69







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…
Bota

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

by mirseda
09:13 | 17/03/2026
0

Askush tjetër përveç Donald Trump, i cili, me luftën ndaj Iranit që tani është në javën e...

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

09:10 | 17/03/2026
“Kuba është një shtet i dobët, me udhëheqës të dhunshëm”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me të,

“Kuba është një shtet i dobët, me udhëheqës të dhunshëm”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me të,

09:05 | 17/03/2026
Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

09:02 | 17/03/2026
“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

22:40 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com