Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

Prej ditësh anija e mallrave „Ever Given“ ka bllokuar kanalin e Suezit. Tashmë sipërmarrja e lundrimeve detare GAC njofton për përparim në shmangien e havarisë.

Janë shtuar shpresat për lëvizjen e anijes së mallrave „Ever Given” që ka bllokuar prej ditës pas ngecjes në ujë kanalin e Suezit. Sipërmarrja e logjistikës së lundrimit GAC njoftoi, se janë vënë në punë disa rimorkiatorë dhe eskavatorë për të rihapur sa më parë për tregtinë një ndër rrugët më të rëndësishme ujore të botës. Ndonëse anija ende është e bllokuar, tani ka disa „lëvizje të vogla”. Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë të martën (23.03) si pasojë e një stuhie shkretëtire doli nga kursi dhe në afërsi të brigjeve ngeci në tabanin e detit. Kolosi 224.000 ton është një ndër anijet më të mëdha të mallrave në botë, që ka bllokuar të gjithë qarkullimin përmes kanalit të Suezit gjatë këtyre ditëve. Gjithsej janë bllokuar 213 anije mallrash me vlerë malli që arrin miliarda dollarë. Edhe sipërmarrjet gjermane druajnë për ngushticë në disa sektorë sa i përket furnizimit të mallit. Admirali Usama Rabi, kryetar i autoritetit egjiptian të kanalit të Suezit, tha se gjatë aksionit të rimorkiatorëve për lëvizjen e anijes luajnë rol një sërë faktorësh, në radhë të parë drejtimi i erës si dhe baticat e zbaticat. Ky është një „mision i ndërlikuar teknik”.

Edhe batica mund të ndihmojë

Sipërmarrja holandeze e konsulencës Smit Savage shpreson, që “Ever Given” në fillim të javës do të mund të lundrojë sërish. „Me anijet tona në vendngjarje, sedimentet e larguara ndërkohë me eskavatorë si dhe me baticën e madhe që mbërrin të dielën (28.03) në mbrëmje shpresojmë që ta lirojmë anijen nga kanali në filim të javës”, tha në televizionin holandez shefi i koncernit më të Smit Savage, Boskalis, Peter Berdowski. Aksioni do të kërkojë ndoshta kohë më shumë në rast se do të duhet të shkarkohen disa kontejerë për ta lehtësuar peshën e anijes gjigante, tha ai. Ndërkohë po instalohet një vinç, për të lëvizur nga kuverta e anijes qindra kontejerë. Bashi i „Ever Given” është ngjeshur tërësisht në rërë, por jo kiçi. Ky mund të shërbejë si levë për ta liruar anijen.

Qarkullimi më i favorshëm për tregtinë

Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq duke ofruar kësisoj rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Europës. Çdo vit përmes kësaj rruge detare lundrojnë rreth 18.000 anije. Në vitin 2019 përmes këtij kanali ka qarkulluar rreth 13 përqind e të gjithë volumit të tregtisë botërore. Ndërkaq kompania e Hamburgut për lundrimet Hapag-Lloyd ka filluar t’i devijojë anijet e veta tregtare në rrugën e tërthortë nga Kepi i Shpresës së Mirë. Lundrimi në këtë itinerar zgjat një javë më shumë se sa përmes kanalit të Suezit. Hapag-Lloyd ka aktualisht pesë anije të bllokuara në kanal. Një problem tjetër është që lundrimi përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës, veçanërisht në gjirin e Guinesë, konsidrohet i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët.

kle/uh (dpa, rtr, afp) /DW/

Tags: AnijeDWkanali i suezit

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Next Post
Akuzat e Bashës, reagon Ministria: Nga janari, fëmijët do marrin fishat falas

MSH: 493 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Formula 1, Hamilton – Verstappen i ndau 7/10-at e sekondës, ja renditja

Formula 1, Hamilton - Verstappen i ndau 7/10-at e sekondës, ja renditja

Shqipëri – Angli, yjet e Premier Ligës tepër të fortë për ne

Shqipëri - Angli, yjet e Premier Ligës tepër të fortë për ne







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vd*kur.

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vd*kur.

20:03 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com