Formula 1, Hamilton – Verstappen i ndau 7/10-at e sekondës, ja renditja

Formula 1 sapo ka mbyllur garën e parë për këtë sezon. Nuk kanë munguar emocionet e shumta në çdo pozicion por sigurisht gara për vendin e parë dhe podiumin është gjithnjë ajo më intriguesja.

Një paraqitje spektakolare nga Verstappen dhe Hamilton me këtë të fundit që fitoi me vetëm 7/10 e sekondës një garë tejet të vështirë.

4 xhiro nga fundi holandezi  Verstappen arriti ta kalonte britanikun por u detyrua t’i hapte sërish rrugë pasi kishte kaluar më parë me të katërta rrotat jashtë piste gjatë manovrës së parakalimit.

Hamilton nis kështu me fitore një tjetër sezon me synim titullin nr 8!

1-Hamilton

2-Verstappen

3-Bottas

4-Norris

5-Perez

6-Leclerc

7-Ricciardo

8-Sainz

9-Tsunoda

10-Stroll

11-Raikkonen