Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shpëtoi 20 njerëz në një liqen të ngrirë, kush është heroi armen Shavarsh Karapetyan

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shpëtoi 20 njerëz në një liqen të ngrirë, kush është heroi armen Shavarsh Karapetyan

Një kampion, është me siguri dikush që i tejkalon pritshmëritë e njerëzve të tjerë. Një njeri, që ka një motivim të jashtëzakonshëm për të fituar. Ky etiketim, vlen jo vetëm për sportin, por edhe për fusha të tilla si shkenca, të drejtat e njeriut dhe politika. Në historinë e civilizimit, ka pasur shumë kampionë.

Mes tyre është edhe armeni Shavarsh Karapetyan. Ai ka fituar 17 herë kampionatin botëror të notit. Është shpallur 13 herë kampion i Evropës dhe 7 herë kampion kombëtar në ish-Bashkimin Sovjetik. Përveç kësaj, Karapetyan ka thyer plot 11 herë rekordin botëror.

Megjithatë, ajo që e bën armenin një kampion nuk janë dhe aq medaljet sportive që nderen në murin e shtëpisë së tij. Por sakrifica e tij e jashtëzakonshme për të tjerët. Në vitin 1976, ai shpëtoi personalisht 20 njerëz nga mbytja, kur një tram doli nga shinat. Dhe ra në një liqen të ngrirë pranë Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë.

Por për të kuptuar aktin e tij të guximshëm, duhet të hedhim një vështrim mbi jetën dhe karrierën e tij. Përvoja që me gjasë e nxiti Karapetyan të bëhej një notar profesionist, ishte shpëtimi për pak nga vdekja kur ishte vetëm 15-vjeç. Ai u rrah nga një grup të rinjsh, që më pas e lidhën me një gur, dhe e hodhën në një liqen aty pranë.

Me shumë sforco, ai arriti të zgjidhë duart nga litari. Të lirohej nga guri që po e tërhiqte në fund dhe të mbijetonte. Pas këtij incidenti, ai zgjodhi të merrej seriozisht me sportin e notit. Por për shkak të rivalitetit të madh, iu mohua e drejta për të garuar në ekipin e tij kombëtar.

Kështu që ai kaloi në disiplinën e ‘finswimming’, një stil noti nën sipërfaqe, me përdorimin e një balon me oksigjen. Filloi që të spikasë shumë shpejt, duke fituar një numër garash në nivel shtetëror. Në moshën 18-vjeçare, u shpall kampioni i Bashkimit Sovjetik. Dhe vetëm 2 muaj më vonë, kampioni i Evropës, duke thyer disa rekorde.

Kudo që shkoi e ndoqi zilia e të tjerëve. Madje pati përpjekje për vrasjen e tij nga një rival, që sabotoi rezervuarin e oksigjenit gjatë një kampionati në Kiev. Pavarësisht që ai akt, që gati i kushtoi jetën e tij, Karapetyan e fitoi garën. Ai gati sa nuk vdiq në vitin 1974, kur autobusi me të cilin po udhëtonte gati ra në një humnerë.

Në mesin e panikut që përfshiu pasagjerët, notari rrëmbeu me shpejtësi timonin dhe e drejtoi me kujdes autobusin në kahun e kundërt. Tridhjetë jetë njerëzore, përfshirë edhe të tijën, u shpëtuan atë ditë, sërish falë aktit të tij të guximshëm. Por ngjarja që pasoi, do të diktonte pjesën tjetër të jetës së tij.

Karapetyan po zhvillonte stërvitjen e tij të zakonshme në mëngjes, duke vrapuar pranë Liqenit të Jerevanit. Kur një tram doli nga rruga dhe ra direkt në rezervuarin e ngrirë. Për shkak të fuqisë së madhe të përplasjes, shumica e 92 pasagjerëve në bord humbën ndjenjat. Ndërsa trami përfundoi në fund të liqenit të ngrirë.

Pa asnjë lloj hezitimi, zhytësi profesionist e dinte se çfarë duhet të bënte. Ai u hodh me shpejtësi në ujë, theu dritaren e xhamit të tramit dhe nisi të nxjerrë jashtë njerëzit. Autobusi ndodhej 10-metra nën ujë dhe 80 metra larg bregut. Karapetyan bëri plot 30 zhytje radhazi, duke nxjerrë jashtë sa më shumë njerëz.

Në fund, arriti të shpëtojë 20 prej pasagjerëve. Por për shumë të tjerë ishte tepër vonë. Edhe pse ai aksident rezultoi në një tragjedi të madhe, por të mos ishte për heroizmin e tij, bilanci do të ishte shumë më i rëndë. Por edhe për vetë Karapetyan, pasojat do të ishin të rënda.

Pas zhytjes së 30-të, humbi ndjenjat si rezultat i mungesës së oksigjenit. Pasojat e një përpjekje të tilla kaq mbinjerëzore, vazhduan edhe më vonë. Notari u diagnostikua me pneumoni dhe ndotje të gjakut nga uji i ndotur prej industrive. Pas një gjendje kome 46-ditore, heroi i Liqenit të Jerevanit më në fund u zgjua.

Ndërkohë karriera e tij përfundoi, për shkak të rraskapitjes ekstreme nervore që i shkaktoi ajo ngjarje. Edhe pse dikush do të priste një mirënjohje të menjëhershme nga autoritetet, historia e heroizmit të tij mbeti kryesisht e panjohur. Deri në vitin 1982, kur u botua një artikull në gazetën mbarëkombëtare ”Komsomolskaya Pravda”, që përkujtoi gjestin e tij të jashtëzakonshëm.

Deri atëherë, fakti që ishte kampioni i botës ai që shpëtoi gjithë ata njerëz, njihej vetëm nga banorët e kryeqytetit armen. Pas artikullit të titulluar “Beteja nënujore e kampionit”, Karapetyan mori 75.000 letra lavdërimi dhe falënderimi dhe u bë një emër i njohur në BRSS.

Tejet modest nga natyra, ai vetë nuk e cilësoi si heroizëm aktin e tij. Përkundrazi, ai ishte ende i trishtuar nga fakti që atë ditë vdiqën kaq shumë të tjerë. Kur u pyet në një intervistë në lidhje me atë ngjarjen, ai tha: “E dija që mund të shpëtoja shumë jetë. Kisha frikë mos bëja ndonjë gabim. Aty poshtë ishte aq e errët, sa mezi dukej gjë. Në njërën nga zhytjet e mia, unë kapa rastësisht një sedilje, në vend të një pasagjeri…Mund të kisha shpëtuar një jetë më shumë. Ai gabim më del ende në makthet e mia”.

Që nga ajo kohë, Shavarsh Karapetyan është vlerësuar shumë here të tjera, përfshirë 2 medalje të qeverisë armene, dhe një çmim “Fair Play” nga UNESCO. Njëkohësisht, ai pati nderin të ketë një asteroid me emrin e tij: 3027 Shavarsh. Në vitin 2014, Karapetyan mbajti pishtarin në vigjilje të Lojërave Olimpike Dimërore në Moskë, qytet ku banon aktualisht. Sot është pronar i një dyqani këpucësh dhe bën një jetë modeste, jashtë vëmendjes së publikut./ TIRANA TODAY

Tags: 20 njerëzarmënheroiliqen të ngrirëShavarsh Karapetyanshpëtoi

TË LIDHURA

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore
Kuriozitete

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

10:58 | 23/09/2025
Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan
Bota

Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan

09:27 | 23/09/2025
Next Post
Helmohen 19 nxënës të shkollës së Postribës, ja çfarë thotë mjeku i urgjencës

Helmohen 19 nxënës të shkollës së Postribës, ja çfarë thotë mjeku i urgjencës

Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët

Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët

Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës

Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku…”, Ambasada e SHBA ndan fotot nga takimi Trump-Begaj në Asamblenë e OKB-së
Bota

“Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku…”, Ambasada e SHBA ndan fotot nga takimi Trump-Begaj në Asamblenë e OKB-së

by mirseda
20:28 | 29/09/2025
0

Ambasada amerikane ka ndarë foto nga takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe presidenti i Republikës së...

Tragjedi në Gjermani! Burri vret bashkëshorten dhe fëmijët, më pas vetvritet

Tragjedi në Gjermani! Burri vret bashkëshorten dhe fëmijët, më pas vetvritet

20:23 | 29/09/2025
“Pranoni propozimin e Trump”/ Emiratet e Bashkuara Arabe i bëjnë presion Netanyahut për paqen në Gaza

“Pranoni propozimin e Trump”/ Emiratet e Bashkuara Arabe i bëjnë presion Netanyahut për paqen në Gaza

18:58 | 29/09/2025
I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik org*nesh

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik org*nesh

18:53 | 29/09/2025
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Spanjën, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Spanjën, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

18:35 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com