Një shpërthim i fuqishëm në ndodhur para pak minutash në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Mësohet se kanë shpërthim disa municione të ndodhura në një banesë të braktisur, pranë spitalit psikiatrik.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa banorët që jetojnë pranë asaj ndërtese të braktisur, janë evakuuar për shkak të tymit.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve që janë përhapur në një sasi shkurresh.