Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas skenave të dhunës dhe flakëve në një shkollë të Shkodrës, ku u dogjën materialet e KZAZ që ndodheshin brenda një klase.
Topalli ka sulmuar demokratët për veprimin e tyre. Me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, ish-kryetarja e Kuvendit thotë se një demokrat i vërtetë nuk djeg as shkolla dhe as mandate. Po kështu, sipas saj, një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov dhe nuk ka frikë nga zgjedhjet.
Statusi
Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje demokrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demonracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.