Ditën e djeshme, klubi i Tiranës bëri zyrtare afrimin e Andi Lilës për të cilin është një rikthim në shtëpi, edhe pse ishte shumë pranë kalimit tek Kukësi.
Por me anë të një postimi në Facebook, klubi ka bërë zyrtar edhe marrëveshjen me lojtarin Kristi Vangjeli.
Klubi njoftoi se pak para ndeshjes Tirana-Teuta, të dy futbollistët do të vishen bardheblu për të marrë duartrokitjet e para.
Postimi i plotë:
Kristi Vangjeli dhe Andi Lila janë dy përforcimet e fundit të Tiranës për këtë merkato vere. Të dy lojtarët kanë nënshkruar dhe do të prezantohen nesër në stadium përpara tifozëve bardheblu.
Në orën 18:45, pak para ndeshjes Tirana – Teuta, të dy futbollistet do të vishen bardheblu për të marrë duartrokitjet e para. Një arsye më shumë për ta mbushur nesër stadiumin.