Kryesore

Shpërthen Rama: Meta përdori Cakajn si mish për top, sjellje antishqiptari

               Publikuar në : 21:22 - 11/01/19 S.N

Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Meta.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama kërkoi që presidenti Meta të mos merrej seriozisht, pasi është jashtë kontrollit dhe po sfidon Kushtetutën.

“Mos e merrni seriozisht se ose profilin e përdor doktorresha, me “rr”, ose është në atë gjendje që bën thirrje për të kapur armët, sepse i hap gropën vetes me kuptime irracionale, prandaj mos e merrni shumë seriozisht sepse është tërësisht jashtë kontrollit.

Në vitin 2016, Meta e ka marrë certifikatën e sigurisë brenda pak orësh në një aktivitet ku do të shkonte. Pashë edhe këta kadrinjtë e kazanit.

Meta ka futur një praktikë të panjohur në historinë e presidencës dhe që është në shkelje të plotë të kushtetues, të ligjit që e ndalon presidentin të ketë opinione, që përcaktojnë nëse ai dekreton ose jo një ministër. Meta po sfidon Kushtetutën, duke njollosur dhe përdorur Cakajn si mish për top kundër presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, në një sjellje vulgare dhe antishqiptare.”– tha Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT