Politikë

Kryeministri tregon ç’do bëjë pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt

               Publikuar në : 21:42 - 11/01/19 S.N

Refuzimin e dekretimit të Cakajt si ministër i Jashtëm, qeveria do e ndjekë në rrugë ligjore. Kështu është shprehur kryeministri Rama, i cili tha se Meta po bën thirrje për të rrëmbyer armët pasi po i ikën LSI-së tepsia.

“Meta thotë çohuni rrëmbeni armët se po i ikën LSI-së tepsia. Do e ndjekim në rrugë ligjore, s’kemi çfarë bëjmë tjetër. U them të gjithë shqiptarëve që kush ju flet për konspiracion të madhe  skema tradhtie kombëtare, është ai dhe janë ata që duan t’ju mbajnë në bërllokun nga ku unë dua t’ju nxjerr. Ilir Meta është objekt humori, nuk ka çfarë i bën kësaj qeverie dhe as bashkimit të shqiptarëve. Ilir Meta si person mua më dhimbset. Po flas për aktin, nuk po diskutoj personin,” -tha Rama ndër të tjera.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT