Shpërthen pusi i naftës në Fier, lëndohet një punëtor

Një pus nafte në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në qytetin e Fierit mësohet se ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtor, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e presionit të madh të pompimit.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e zjarrfikëses të cilat po menaxhojnë situatën.

Njoftimi i policise:

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.