Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit / Yuri Kim jep mesazhin në Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar në Twitter një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit me tematikë ditën botërore të lirisë së shtypit.

Bashkangjitur deklaratës së Antoni Blinken, ambasadorja ka shkruar se SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve në të gjithë botën si dhe në Shqipëri.

Yuri Kim: “Në ditën ndërkombëtare të lirisë së Shtypit, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media e pavarur”