Si u vra 10 vite më parë, Osama bin Laden, sheiku i terrorit

Natën midis 1 dhe 2 majit 2011, një ekip i “Navy Seals”, forcave speciale amerikane, hyri në një ndërtesë në Abutabad në Pakistan, që disa muaj më parë ishte identifikuar si vendi i  mundshëm ku fshihej Osama bin Laden, kreu i organizatës terroriste islamike Al Kaeda,

dhe në atë kohë njeriu më i kërkuar në botë pas sulmeve terroriste të11 Shtatorit 2001,organizator i të cilave ishte pikërisht ai.

Në fund të atij që ishte njëri prej operacioneve më të fshehta dhe të rrezikshme të organizuara ndonjëherë nga inteligjenca amerikane, komandot e gjetën Bin Laden në katin e tretë të ndërtesës dhe e ekzekutuan atë. Për gjysmën e botës, 2 maji i vitit  2011 nisi me lajmin që i dha fund një dekade historie, të njoftuar në një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë nga vetë presidenti i atëhershëm i SHBA Barak Obama.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, administrata e presidentit republikan XhorxhW.Bush filloi të ndërmarrë një seri operacionesh armiqësore ushtarake në Lindjen e Mesme, që filluan zyrtarisht me pushtimin e Afganistanit më 7 tetor të po atij viti.

Xhejms Kleper, drejtor i inteligjencës amerikane në ato vite, tha se vetëm një mision i tejkalonte vazhdimisht gjithë të tjerët:gjetja, kapja ose vrasja e Osama Bin Ladenin. Për Leon Panetën, drejtor i CIA-s në vitin 2011, para operacionit disa menduan se Bin Laden “jetonte në një shpellë, disa të tjerë se ndodhej në zonat tribale të Pakistanit, të tjerë menduan se ai mund të ishte në Iran, ndërsa të tjerë akoma menduan se kishte vdekur”.

Fakti është se pas sulmeve mbi Nju Jork dhe Uashington, Bin Laden ishte zhdukur dhe Shtetet e Bashkuara kishin qenë vetëm një herë shumë pranë kapjes së tij në fillim të viteve 2000, në zonën malore afgane të Tora Bora. Në dekadën që pasoi, operacionet e shumta ushtarake në Afganistan dhe Irak, nuk sollën ndonjë rezultat konkret, dhe kërkimi

u ndal për disa kohë.

Gjatë viteve të para të administratës së Obamës, kërkimet rifilluan dhe u intensifikuan. CIA mbante takime javore enkas mbi këtë çështje. Përpjekjet e reja sollën edhe frytet e veta në gushtin e vitit 2010, kur CIA arriti të identifikonte 2 persona që besohej se ishin korrierët e besuar të Bin Ladenit.

Njëri prej të dyve, Abu Ahmed Al-Kuvajti, jetonte në një kompleks banimi në Abutabad, një qytet në veri të kryeqytetit pakistanez Islamabad, pranë të cilit gjendet edhe një akademi ushtarake. CIA e vendosi nën vëzhgim godinën:Al-Kuvajti dhe njerëzit e tij hynin dhe dilnin, por një burrë tjetër që banonte në katin e tretë nuk dilte kurrë, përveçse vonë në mbrëmje në errësirë, për të shëtitur për pak kohë.

Deri në atë moment, askush nuk ishte i sigurt se ai mund të ishte Bin Laden. Por të dhënat

e mbledhura në muajt e mëparshëm e kishin eleminuar shumicën e dyshimeve. Kompleksi rezidencial nuk ishte i lidhur me rrjetet lokale të ujit dhe energjisë elektrike.

Lexo edhe :   Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Njerëzit që jetonin atje, i digjnin mbeturinat e tyre, në mënyrë që të mos i hidhnin në kosh si gjithë të tjerët, ndërsa korrierët udhëtonin për kilometra të tëra vetëm për të bërë një telefonatë. Për shembull, Al-Kuvajti, u identifikua në Peshauar, një qytet ku ai shkoi për të kryer një telefonatë, pra rreth 200 km larg Abutabadit.

Në një përpjekje për të konstatuar praninë e Bin Ladenit, përpara se të vazhdonte me operacionin në terren, CIA organizoi një program vaksinimi të rremë, për të marrë ADN-

në e një anëtari të familjes për prova më të besueshme.

Pastaj CIA iu afrua Shakil Afridi, një nga drejtuesit lokalë të shëndet publik, që shkoi në marsin e vitit  2011 në Abutabad për të filluar një program të vaksinimit të hepatitit B. Sidoqoftë, marrja e mostrave të suksesshme të ADN-së nuk u arrit kurrë.

Nga fundi i vitit 2010 CIA, Obama dhe një numër i vogël personash të autorizuar, filluan planifikimin e operacionit. Bashkëpunimi me forcat e armatosura pakistaneze u hipotezua, por në fund u përjashtua për shkak të mundësisë që ato mund të mos ruanin konfidencialitetin e nevojshëm.

Paneta dhe Uilliam Mekraven, kreu i Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, propozuan 2 alternativa:një sulm natën nga ushtria ose bombardimin e kompleksit. Hipoteza e fundit u hodh poshtë, pasi mund të kishte shkaktuar dëme dhe humbje në mesin e civilëve të një vendi të konsideruar aleat, dhe mbi të gjitha sepse do ta kishte bërë gati të pamundur identifikimin e viktimave.

Të dielën e pasdites së 1 majit, dy helikopterë“Black Hawk”, u ngritën nga Xhalalabadi, Afganistan, për të arritur nëAbutabad pas 3 orësh. Ekipi i komandove në helikopterin e parë, zbarkoi jashtë mureve të kompleksit. Disa minuta më vonë, zbarkoi edhe ekipi i dytë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Al-Kuvajti ishte i pari që vuri re komandot amerikane. Ai vrapoi të merrte një armë, por kur doli nga shtëpia për të qëlluar u vra menjëherë. Skuadra prej 9 komandosh u nda në 3 grupe dhe filloi kontrollin. Nga 5 meshkuj të rritur që jetonin në atë shtëpi, 3 u vranë.

Kur arritën në katin e tretë, ata hapën derën e dhomës se gjumit. Pasi u neutralizuan dy nga gratë, Bin Laden u qëllua në kokë dhe vdiq menjëherë. Trupi i tij u mbështoll me një qese plastike dhe u vendos në helikopter. Në orën 3 të mëngjesit, helikopteri i mbijetuar (tjetri

që u dëmtua gjatë uljes ishte djegur) u kthye në bazën e Xhalalabadit.

Pas analizës së ADN-së që vërtetoi identitetin e Bin Laden, trupi u dërgua në aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” pranë Detit Arabik, në të cilin u krye një ceremoni e shkurtër fetare, përpara se trupi i Bin Ladenit të hidhej në det. Operacioni u krye në fshehtësi maksimale, asnjë fotografi, video apo dokumente të tjera nuk u publikuan. Dhe kjo për të parandaluar që varri i tij, të shndërrohej në një vend të shenjtë për terrorizmin ndërkombëtar.

burimi: https://www.ilpost.it/2021/05/02/osama-bin-laden-morte

Përshtatur për Tirana Today