Në burgun 313 në kryeqytet. 150 të dënuar kanë hyrë në grevë urie.
Të burgosurit kërkojnë lejimin e takimeve me familjarët si dhe denoncojnë kushte higjienike në qeli.
Sipas tyre, dhomat transit janë me insekte dhe ushqimi është skandaloz.
Gjithashtu, thonë se gardianët i kërcënojnë me izolim nëse do të hapin gojën për t’u ankuar për kushtet e jetesës brenda në burgje.
Të burgosurit e 313, bashkohen grevës së urisë që po bëjnë dhe të burgosurit në Burgun e Reçit në Burgun e Peqinit dhe paraburgimin e Shënkollit në Lezhë.