Jemi në pikun e sezonit turistik, por ende vuajmë për energjinë elektrike dhe ujin. Pushuesit janë lënë në mëshirë të fatit, ndonëse shpenzojnë çdo qindarkë të fundit, të cilat i kanë mbledhur gjatë vitit.
Deputeti Pjerin Ndreu, i shqetësuar për situatën kaotike në zonën e Tales, ngre alarmin se do të hidhet në protestë, nëse nuk kthehet energjia.
Me anë të një postimi në Facebook, ai paralajmëron se nëse nuk merren masat urgjente, do të dalë së bashku me biznesmenët e zonës në protestë, për të ngritur zërin, për një të drejtë që duhet ta gëzojë çdokush që shlyen detyrimet ndaj shtetit.
Deputeti socialist, mjaft i rebeluar thotë se është turp që prej katër orësh familjarët e bizneset s’kanë drita, duke i ndëshkuar padrejtësisht ata.