Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shpallet fituesi/Ja kush do e marrë Aeroportin e Kukësit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpallet fituesi/Ja kush do e marrë Aeroportin e Kukësit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlere investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

Ky bashkim operatorësh ekonomik në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve, do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Të dhënat mbi kronologjinë e procedurës:

Në datën 11 Korrik 2018, Këshilli i Ministrave mori vendimin për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese që i jepet bashkimit të shoqërive, për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit. Sipas këtij vendimi, bashkimi i shoqërive “Kastrati” sh.a. dhe “T.M.D Systems LTD” morën bonusin prej 8% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

Në zbatim të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli garën e hapur duke ftuar çdo kompani të interesuar për këtë projekt. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik përfundoi më datë 20.12.2018.

Komisioni i dhënies me koncesion, pas hapjes së ofertave konstatoi se kishte paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një bashkim operatorësh ekonomik ndërsa operatorët të cilët kishin marrë bonusin më parë nuk ishin paraqitur në këtë garë.

E vetmja ofertë ishte ajo e bashkimit të përkohshëm të shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Të dhëna mbi llojin e investimeve që do kryhen:

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, do të zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4. Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m 2 deri 3.800 m 2 ose me fjalë të tjera do të bëhet zgjerimi i terminalit maksimumi deri në stacionin e zjarrfikës.

Zgjerimi i terminalit të udhëtarëve është zgjerimi i dhomave të pritjes për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm për ngjitje paralele në bordin e 3-4 avionëve. Përveç zgjerimit të terminalit, do të bëhet edhe zgjerimi i platformës dhe gjithashtu do të ndërtohet edhe sistemi i dytë i rrugës së manovrimit në pistë që do të lidhë platformën dhe pistën. Për shkak të statusit të aeroportit me kosto të ulët, do të përdoret ngjitja në bord e udhëtarëve duke ecur nga terminali në avion.

Aktualisht ndodhen dy parkingje para terminalit të udhëtarëve të Aeroportit të Kukësit. Një parking është për udhëtarët VIP me kapacitet prej 20 makinash dhe një tjetër është parking i rregullt me kapacitet për 26 makinash. Për shkak të faktit se në Aeroportin e Kukësit do të operojnë avionë me kapacitet 180 – 189 vende, është i detyrueshëm zgjerimi i parkimit.

Informacion mbi historikun e aeroportit të Kukësit

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Gjatë krizës në vitin 1999, Emiratet e Bashkuara Arabe organizuan në Kukës një kamp modern për të ndihmuar refugjatët e luftës në Kosovë. Së pari, ata zhvilluan një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës. Në atë kohë, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitën idenë për zhvillimin e aeroportit civil si një dhuratë për këtë zonë, e cila u përball me fluksin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Pas pranimit të kësaj ideje, projekti i Aeroportit të Kukësit u zhvillua më tej me studime të përbashkëta të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (AAC) dhe arabëve. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të 15 shkurtit 2001, u miratua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit u ndërtua nga kompania Al-kharafi që kishte përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Fillimi i ndërtimit të aeroportit filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005. Pas përfundimit të ndërtimit, në 2016 u instaluan pajisjet e navigimit. Shuma totale e investimeve ishte afërsisht 20 milionë dollarë, duke përjashtuar pajisjet e navigacionit, të cilat ishin në marrëveshjen fillestare, por u financuan gjithashtu nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Më datë 7 Qershor 2006, Aeroporti i Kukësit u transferua nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC).

 

TË LIDHURA

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale
Aktualitet

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale

22:00 | 27/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Detaje nga aksioni i policisë në Durrës! Shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

21:08 | 27/08/2025
Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut
Aktualitet

Tiranë, punonjësit e policisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

19:52 | 27/08/2025
Next Post
Ndryshon moti, ngrihen temperaturat

Ndryshon moti, ngrihen temperaturat

E thonë studimet/Kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

E thonë studimet/Kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

Nuk e dinit?Gjysma e vlerave ushqyese gjenden tek lëkura e bananes (receta)

Nuk e dinit?Gjysma e vlerave ushqyese gjenden tek lëkura e bananes (receta)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale
Aktualitet

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale

by mirseda
22:00 | 27/08/2025
0

Ka përfunduar në pranga ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, në Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet...

Apel i fortë i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, të arrihet një armëpushim i përhershëm

Apel i fortë i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, të arrihet një armëpushim i përhershëm

21:29 | 27/08/2025
Dhëndri i Trump/ Jared Kushner pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë për Gazën e pasluftës, a do të vihet në plan “Riviera e Lindjes së Mesme”?

Dhëndri i Trump/ Jared Kushner pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë për Gazën e pasluftës, a do të vihet në plan “Riviera e Lindjes së Mesme”?

21:18 | 27/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Detaje nga aksioni i policisë në Durrës! Shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

21:08 | 27/08/2025
Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

20:42 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com