AA-Instant

E thonë studimet/Kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

               Publikuar në : 13:28 - 11/01/19 marsela

Të gjithë njerëzit reagojnë në forma të ndryshme sa i takon ndarjes nga partneri. Dikush mund të dojë pak, e dikush më shumë kohë, për të gjetur më pas shpirtin binjak. Shumë studime janë kryer në këtë drejtim, për të gjetur se sa kohë i duhet një personi, për të lënë pas të shkuarën.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Pozitive, 71 për qind e 155 të rinjve kërkojnë rreth tre muaj (afërsisht 11 javë) për të parë aspektet pozitive nga ndarja e tyre. Kjo ishte pika ku pjesëmarrësit mendonin se do të arrinin të gjenin sërish një person me të cilin përshtaten.

Kjo është vetëm një mesatare, pasi historitë nuk i ngjajnë njëra-tjetrës.

 

Kthehu