Shqipëria

Ndryshon moti, ngrihen temperaturat

               Publikuar në : 13:12 - 11/01/19 marsela

Sot pasdite priten reshje të dobëta. Në pjesën perëndimore ato do të jenë kryesisht në formë shiu, (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar ekstremin veri-perëndimor, ku do të jenë në formë dëbore. Në pjesën tjetër të vendit, ato do të jenë në formë dëbore. Nesër (e shtunë dt.12) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë rënie të minimumeve dhe rritje të maksimumeve. Më konkretisht, nesër (e shtunë dt.12), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 10 °C
në vendet e ulëta: – 2 / 7 °C
në vendet malore: – 9 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e premte dt.11) dhe nesër (e shtunë dt.12), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në veri dhe në lindje të vendit.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT