Pasi konsumojmë një banane, menjëherë hedhim lëkurën. Pa përjashtim kemi vepruar gabim, pasi gjysma e vlerave ushqyese gjenden tek lëkura e bananes.
Lëkura përmban kalium, magnez, mangan dhe vitamina B6, B12. Problemi është se ajo është e vështirë të konsumohet apo tretet, ndaj dietologët sugjerojnë të provoni çajin e lëkurës së bananes, për të përfituar maksimalisht nga fruti i bananes.
Përbërësit për çajin e bananes
Lëkura e një bananeje të pjekur
1 litër ujë
Një majë kanelle (opsionale)
Përgatitja:
Zieni ujin. Hiqni dy skajet e forta të bananes, dhe vendoseni në enën ku po zien uji. Lëreni të ziejë për 10 minuta. Më pas kulloni ujin me ndihmën e një nape, në një enë qelqi dhe shtoni pak kanellë për shije. Konsumojeni rreth gjysmë ore para se të shtriheni për të fjetur.